I ekzekutuan të atin, Burgjet marrin vendim për Samuel Ndokën: Do të lerë qelinë për varrimin

10 Dhjetor 2017, 11:26Kronika TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë një vendim për Samuel Ndokën ku dje i ekzekutuan babain me 16 plumba në qytetine Lezhës.

Mësohet se ai do të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i vrarë një ditë më parë, Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Burgjet bënë me dije se leja është miratuar konfrom rregullave dhe se Ndoka do të shoqërohet mes masash të rrepta sigurie.

Pas ceremonisë mortore, Ndoka do të rikthehet sërish në qeli.

Samuel Ndoka është prangosur dy muaj më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe qëndron me masë sigurie arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.(TemA)

1 komente në “I ekzekutuan të atin, Burgjet marrin vendim për Samuel Ndokën: Do të lerë qelinë për varrimin”

  1. tarasi says:

    I vrane te jatin , ky qenka ne burg per armembajtje , po armen ce dash ky kaubojsi ?? pastrim llogarish cakenjsh , sic thote populli : dardha nen dardhe do bjere , ose bem baba te te ngjaj ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje