Laçi-Skënderbeu/ Daja: Kam rezerva për sulmuesit; Mezani: Mundëm ekipin më të mirë

10 Dhjetor 2017, 15:28Sport TEMA

Trajneri i Skenderbeut, Ilir Daja, foli pas humbjes se pesuar ne sfiden kundrr Laçit.

Tekniki Daja kritikoi sulmuesit e tij te cilet sipas tij nuk u treguan altruiste.

Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, me shumë raste të mira për shënim, por gabuam në finalizim dhe nuk u treguam altruistë. Këtu kam rezervat e mia për lojtarët e sulmit, pasi duhet të pasonin më shumë për njëri-tjetrin. Kishim dhe mungesa në këtë ndeshje, po ashtu nuk kishim shumë energji. Nuk është në etikën e klubit tonë të justifikohet, ndaj dhe dua të merrem me atë që bëmë gabim në këtë ndeshje.

Ajo që ishte më negative për ne në këtë ndeshje ishte finalizimi dhe pasimi për njëri-tjetrin. Nimaga nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë, pasi u kthyer dje nga Zvicra, ndaj menduam që Xhejms të vepronte në zona të vogla më mirë. Menduam t’i jepnim Nimagës pak “çlodhje”. Kam rezerva për lojën e Xhejmsit sot, sepse ai nuk luajti në ndeshjen e fundit në Europa League.

Osmani ishte parashikuar titullar në ndeshjen e sotme, por nuk ishte në gjendje të luante, ashtu si Radas dhe Dita. Do të vinte humbja e parë, por erdhi në momentin që nuk duhej. Sot donim fitoren. Jam i mendimit se nuk duhet ta bëjmë dramë, në futboll ka edhe humbje. Rikthimi i kontingjentit do të na bëjë të jemi në gjendjen e duhur në vazhdim”, tha Daja.

Ndersa, trajneri i Laçit Gentian Mezani deklaroi:

Sot mundëm skuadrën më të mirë të kampionatit shqiptar. Skënderbeu ka bërë mirë edhe në Europë. Është çështje mënyrë të konceptuari për lojën.

Kemi luajtur mirë, në pjesën e parë në fund rrezikuam të pësonim, por më pas e morëm veten.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ndërsa Skënderbeu mori terren në fund. Në pjesën e dytë, kam kërkuar që të luajmë në top të parë, gjithmonë. Në minutat e fundit, lodhja bëri të veten dhe Skënderbeu na rrezikoi. Gjithsesi, pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar. Në Vlorë do shkojmë për më të mirën.

Normale që skuadra ka eufori, dhe unë mundohem t’i fus në shina. Ata janë të rinj, dhe nëse gabojnë, e kanë të vështirë të mbledhin veten. Më mirë të qëndrojmë me këmbë në tokë”, tha Mezani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje