Reali insiston për Bonuçin, Ronaldo dhe senatorët e tjerë japin “ok”-in

10 Dhjetor 2017, 12:47Sport TEMA

Nga Spanja po shtohen gjithmonë e më shumë zërat për kalimin e mundshëm të Leonardo Bonuçit te Reali i Madridit. Shtypi sportiv në Spanjë bën me dije se Florentino Perez ishte shumë afër mbrojtësit kuqezi që në verë. Në atë kohë Bonuçi konsiderohej si zëvendësuesi i Pepes, por në fund u vendos të besohej te Varane.

Situata duket se ka ndryshuar, duke parë problemet fizike të francezit. Reali tani duket i vendosur për të marrë lojtarin e Milanit, edhe pse me këtë skuadër ai ka shfaqur një formë të dobët.

Gjithmonë sipas shtypit spanjoll, lojtarët e Realit do të ishin të kënaqur me ardhjen e Bonuçit. Italiani ka një raport shumë të mirë me Serxhio Ramosin, ndërsa Kristiano Ronaldo e konsideron një nga mbrojtësit më të fortë që ka pasur si kundërshtar. Pengesa më e madhe është Milani, që nuk dëshiron ta shesë lojtarin. Por kualifikimi i munguar në Champions League i kuqezinjve për sezonin e ardhshëm mund t’i ndryshojë “kartat” mbi tavolinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje