Real Madrid shënon 5 gola në ditën që Ronaldo ka ekspozuar 5 “Topat e Artë” të fituar në karrierën e tij. “Galaktikët” e patën të thjeshtë ndaj Sevijas (5-0) në një ndeshje që u zgjidh që në pjesën e parë, ku u shënuan të gjitha golat.
Naço shënoi golin e avantazhit që në minutën e 3, ndërkohë që më pas erdhi radha e Ronaldos. Ylli portugez fillimisht shënoi në minutën e 23 pas një asisti të Asensios, ndërkohë që në të 31, shënoi nga pika e bardhë. Kros dhe Hakimi shënuan dy golat e tjerë që kompletojnë një ditë magjike në Madrid.
Reali ngjitet në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Valencia, por këta të fundit kanë dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.