Përforcim i bujshëm te Partizani, vjen nga Kroacia mesfushori Bruno Telushi

10 Dhjetor 2017, 15:49Sport TEMA

Lajme të mira për të kuqtë në lidhje me merkatos e dimrit. Drejtuesit e Partizanit kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin vlonjat, Bruno Telushin, i cili do të luajë për ekipin e kuq në gjysmën e dytë të sezonit.

Telushi, ish-kapiteni i Flamurtarit, do të bashkohet këto ditë me të kuqtë dhe do të jetë gati për trajnerin Sulejman Starova për gjysmën e dytë të kampionatit.

Futbollisti vlonjat kaloi në Kroaci gjatë merkatos së verës, te Slaven Belupo, por së fundi nuk ka pasur hapësirat e nevojshme.

Partizani bën kështu një përforcim me shumë vlera, pasi dihen aftësitë e mesfushorit potent. Një tjetër përforcim me vlera ky për ekipin kryeqytetas, pas sulmuesit Lukas Kardozo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje