FOTOT/ “Vdekja e bardhë”: Si u kthye fermeri i thjeshtë në snajperin më të frikshëm në botë. Vrau 505 rusë…

11 Dhjetor 2017, 10:34Bota TEMA
FOTOT/ “Vdekja e bardhë”: Si u kthye fermeri i thjeshtë

Historia e tij është gati e pabesueshme.

Nga një fermer i tjheshtë, ai u kthye në një makineri vrasëse.

Simo Häyhä vrau plot 505 rusë, gjatë “Luftës së Dimrit” mes Bashkimit Sovjetik dhe Finlandës.

Häyhä, i cili vdiq 15 vjet më parë në moshën 96 vjeçare, luajti një rol të rëndësishëm në konflikt, gjatë së cilit 25,900 finlandezë vdiqën për të mbrojtur pavarësinë e tyre të re kundër sovjetikëve, të cilët humbën 126,900 ushtarë.

Ai ishte 33 vjeç kur shpërtheu konflikti dhe fitoi shumë shpejt një reputacion të frikshëm si snajper.

Atij iu vendos pseudonimi “Vdekja e Bardhë”, për shkak të veshjes së tij, dhe u kthye në objektivin kryesor për t’u vrarë nga rusët, që e goditën shumë herë me mortaja dhe artileri të rëndë.

Ai punonte në temperature -20 gradë celcius dhe zakonisht dilte natën për të përgatitut pozicionet.

Häyhä maskohej në mënyrë të përkryer dhe në një ditë, mund të vriste deri në 25 rusë.

Pas 98 ditësh, ai u godit në nofull dhe kaloi një javë pa vetëdije në spital, përpara se të zgjohej në ditën e që bashkatdhetarët e tij nënshkruan Paqen e Moskës më 12 mars 1940.

Kjo i dha fund konfliktit, me finlandezët që ranë dakord të dorëzonin Karelinë perëndimore dhe një pjesë të gadishullit Hanko për një bazë detare.

Häyhä më pas u bë gjahtar i suksesshëm.

Kur u pyet se si arriti të bëhet një snajper aq i frikshëm, ai u përgjigj vetëm me një fjalë: “praktikë”.

Ndërsa kur u pyet nëse i vinte keq që kishte marrë aq shumë jetë, ai tha:

“Unë bëra vetëm detyrën timë dhe atë që më thanë për të bërë, ashtu si munda”.(TemA)

6 komente në “FOTOT/ “Vdekja e bardhë”: Si u kthye fermeri i thjeshtë në snajperin më të frikshëm në botë. Vrau 505 rusë…”

  1. demok says:

    Ky ka vrare 505 sllavo-ruse.Po te kishte vrare 505 sllavo-serbe,ne Shqiperi do ta kishin varur si Hamit Matjanin.

  2. preshevali says:

    Zoti e shpërbleftë me Xhehnet.

    1. Walter says:

      Ishte Finlandez….dhe sigurisht Krishter.

      Çfare Ka te beje Xheneti me kete Sniper?

      Hiqe koken nga bytha Erdoganit.

      1. preshevali says:

        Xhehneti eshte edhe per te krishter,
        e ky e ka meritu se ka vra derra rus,
        e ti derr janulle kthe bythen nga Erdogani se edhe ashtu jeni një rracë,
        njesojë jeni te murëm.

  3. AC/DC says:

    Sa ruse dhe sa filandeze u vrane???!!!! O regulloni shifrat1

  4. A says:

    Armet qe tregohen te renditura ne krah te snajperit finlandez jane te gjitha te prodhimit finlandez, nga firma e famshme “SAKO”. Edhe sot armet qe prodhohen prej kesaj firme jane te nje precizioni shume te larte. Aktualisht firma SAKO eshte blere nga firma italiane BERETA.
    Kam ne arsenalin time te armeve te gjuetise nje pushke sniper te tipit TIKKA 3, qe eshte nje version me pak i kushtueshem i SAKO Model 85, me te cilen kam goditur nje drer nga nje distance prej 400 metrash. SAKO e te njejtit kaliber kushton me shume se dyfishi TIKKA-s, por eshte nje arme qe cdo gjuetar do ta donte qe ta kishte. Tek ne u mbyllen te gjitha uzinat e armatimeve, nderkohe qe ne shume vende te tjera ish komuniste u transformuan ne uzina per prodhimin e armeve te gjuetise. Tregu amerikan eshte destinacioni i shitjes se prodhimeve te ketyre uzinave. Zastava e Serbise eshte prezente ne tregun amerikan me arme t gjuetie te kalibrave te ndryshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje