FOTO/ Gaz Demi dhe Olsi Rama nisen drejt Beogradit për një… bomber

12 Dhjetor 2017, 17:33Sport TEMA
FOTO/ Gaz Demi dhe Olsi Rama nisen drejt Beogradit për një…

Gazeta “Panorama Sport”, ka fiksuar disa momente ku presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, si dhe drejtori i ri i përgjithshëm, Olsi Rama, shihen në aeroportin “Nënë Tereza” teksa po nisen drejt një udhëtimi me mision special, për akordin me sulmuesin serb, Nikola Durdiç, i cili është huazuar nga klubi i Partizanit të Beogradit, tek danezët e Randers.

Durdiç, është 1.86 metra i gjatë, dhe në janar të 2017 është transferuar tek ekipi i Randers, dhe në 25 takime të zhvilluara, ka shënuar 3 gola. Serbi është i datëlindjes 1986, dhe numëron 31 vite mbi shpinë.

Sulmuesi pat qenë kërkuar edhe vitin e kaluar nga Partizani, por ai nuk kishte pranuar lëvizjen në Shqipëri, por kishte lënë të kuptohej se do i ofrohej skuadrës një vit më vonë, pra këtë sezon.

Një bisedim për sulmuesin ka ndodhur mes drejtuesve të Partizanit të Tiranës dhe Partizanit të Beogradit, gjatë ndeshjes që serbët luajtën me Skënderbeun në Shqipëri,

Me shumë mundësi, drejtuesit e klubit të kuq, do të shkojnë në Danimarkë. Por, fillimisht ata do të bisedojnë me presidentin e Partizanit të Beogradit. Ky i fundit, pritet të bëjë lidhësin për afrimin e tij tek Partizani në janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje