Teksa kanë mbetur edhe pak nga mbyllja e aplikimeve për Kryeprokurorin e përkohshëm, janë zyrtarizuar edhe dy kandidatura të tjera.
Personat e fundit që kanë dorëzuar kandidaturën janë Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda, Granit Shahu, Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë dhe Ermira Tafan që aktualisht mban postin e Prokurores së Elbasanit.
Ata kanë dorëzuar pak çaste më parë aplikimin e tyre në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ndërkohë kanë zyrtarizuar kandidaturën për Kryeprokuror të përkohshëm, Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku.
Aplikimet për Prokuror të përkohshëm mbyllen sot në orën 18:00. (TemA)