VIDEO/ Detaji i pazbuluar, në filmin “Nëntori i Dytë” thirret “Rroftë Enver Hoxha”…

12 Dhjetor 2017, 09:46Sociale TEMA

Shumëkush e ka parë filmin “Nëntori i Dytë” i cili bën fjalë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.  Por, si duket asnjë nuk e ka pikasur përfshirjen e diktatorit Enver Hoxha, në filmin e prodhuar në vitin 1982 dhe që përshkruan peripecitë e Ismail Qemalit deri në shpalljen e pavarësisë.

“Nëntori i Dytë” është një nga prodhimet më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare në historinë e saj. Por, ashtu si shumë filma të tjerë as ky prodhim kinematografik nuk i ka shpëtuar dot propagandës së regjimit komunist edhe pse përshkruan vitin 1912 dhe udhëtimin e Ismail Qemalit drejt Vlorës për të ngritur flamurin kombëtar.

Pikërisht në këtë udhëtim, në film përfshihet kolona zanore e këtij filmi me këngën përkatëse “Cili je ti more burrë?”.

Në pjesët ku kënga flet për marrjen e trojeve shqiptare për t’i bërë pjesë të shtetit shqiptar, dëgjohet një thirrje: Rroftë Enver Hoxha!

“Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912”, thuhet në përshkrimin e filmit “Nëntori i Dytë”.

Megjithatë, propaganda komuniste përmes përfshirjes së diktatorit Hoxha ka dashur ta jetësojë atë edhe tek “Nëntori i Dytë”, ashtu siç gjendet tek shumica e filmave të prodhuar nga “Kinostudio Shqipëria e Re”.

Jetësimi i diktatorit me 28 nëntorin e vitit 1912 del edhe në një pikturë me sfond historik, ku paraqitet vetë Hoxha, Skënderbeu dhe Ismail Qemali.

Sipas ish-drejtorit të Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi piktura u porosit nga Komiteti Qendror në vitet ’70 dhe u vendos në një prej zyrave kryesore të tij.

Diktatori i Shqipërisë kishte dëshirë ta lavdëronin në dy gjëra: se po bënte shtet (realisht një shtet i dështuar si në organizim dhe në funksionim), si dhe të gënjehej se ishte figura më e denjë që i takonte të merrte shpatën e Skënderbeut. Dy “stacione” të tjera historike përmendeshin vitet 1912 me pavarësinë dhe 1924 me grushtin e shtetit të këtij viti. Gjysmën e pikturës e zënë partizanët dhe shefi i tyre Enver Hoxha, por mungojnë këtu Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Si rezultante e gjithë historisë së Shqipërisë dilte Enver Hoxha”, shkruan ai.

Kjo shpjegon edhe përfshirjen e diktatorit Hoxha në filmin “Nëntori i Dytë”, i cili është realizuar në vitin 1982 nga regjisori Viktor Gjika nën skenarin e Dhimitër Shuteriqit dhe Kiço Blushit, si dhe me muzikën e Kujtim Laros.

Ajo çfarë i dha suksesin këtij filmi nuk është vetëm subjekti por edhe kasta e aktorëve të zgjedhur me kujdes nga regjisori Gjika.

Pavarësisht realizimit të arrirë artistik të këtij filmi, si shumë prodhime të tjera as ky film nuk i ka shpëtuar propagandës komuniste, duke bërë personazh të vitit 1912 vetë diktatorin Enver Hoxha.

Ndërkaq, para disa muajsh drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa së bashku me studiuesit Jonila Godole dhe Erald Kapri hodhën në opinionin publik tezën e ndalimit të transmetimit të filmave me përmbajtje propagandistike enveriste. Ndërsa listës së shumë filmave me këtë përmbajtje i shtohet edhe “Nëntori i Dytë” që pakkujt mund t’ia merrte mendja se edhe ky film do t’i nënshtrohej propagandës komuniste.(Tirana Today)

5 komente në “VIDEO/ Detaji i pazbuluar, në filmin “Nëntori i Dytë” thirret “Rroftë Enver Hoxha”…”

  1. M says:

    Ku qendron ndryshimi: ne ate kohe ndaloheshin ato qe benin propogande antikomuniste si kanlet e huaja tv , festivali i11 i kenges etj sot te ndalohen te gjitha qe flasin per ate kohe si dhe ky film qe tregon nje nga ngjarjet me te rendesishme shpalljen e pavaresise, ku eshte ndryshimi i diktatures nga demokracia , ne film eshte nje sken kur duan te arestojne Ismail Qemalin nder te tjerat ai u drejtohet shqiptareve qe e ndiejne veten shqiptar e nuk u eshte bere gjaku uje

  2. vang says:

    Ne ate film ne nuk shohim propagande komuniste.Ate e sheh vetem Dervishi.Aty kemi te bejme me nje gabim i cili mund te kete shkare nga pakujdesia.Persa i perket piktures qe permban Enver Hoxhen ,Ismail Qemalin ,Skendebeun etj etj (pervec Popovicit), ajo pikture eshte nje pacavure dekorative dhe me qe ate e kemi pare ne ekran lidhur me diskutimin qe u hap,as e mendon njeri se do ishte varur ne KQPPSH nje gjoja pikture pa asne vlere artistike.Mesa po lexoj ne artikull,filmi nuk ka te beje me te ashtuquajturen pikture.Ky Dervishi si zgjuar si ne gjume i cfaqet kudo Enver Hoxha.por te mos harroje se aty eshte puna e shume artisteve te shquar bashke me te gjithe krijuesit e tjere. Le ta provije njeri te beje nje film me te bukur se ai.

  3. Hopa says:

    Thote thjesht “hopa mor, hopa!” duke mbajtur ison. Por ju mund ta degjoni edhe si “Rrofte Enver Hoxha!” Apo ” Poshte Enver Hoxha!” Varet nga çfarë keni pirë në mëngjes.

  4. Vëzhguesi says:

    Së pari, kjo nuk është e vërtetë. Filmin e kam parë me dhjetra herë, kam edhe një kasetë dhe një disk
    I vura të luajnë të dyja. Kurkund nuk dëgjohet kjo thirje. Ajo duhet të jetë montuar më vonë ose është
    vetëm në këtë video të këtij shkrimi që për çudi nuk paska autor.

  5. .......... says:

    AMON mer kerkoini biografin kti dervishit nje her , se do ket qen nje pusht burr ne kohen e PPSHse , kushedi sa njerez do ket mar ne qaf ky zorzop i qelbur , se ky esht homoseksual qe shtrihet ne krevatin e xhdo sistemi , dervishi esht shembelltyra me e shetuar qe mund te jet ne nje qenie njerzore ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje