Ryan është një milioner 6-vjeçar i cili pavarësisht moshës fiton 11 milionë dollarë në vit.
Por si është e mundur? Ryan është një yll i internetit dhe ai i fiton 11 milionë dollarë në vit duke treguar lodrat në YouTube.
Ai është prezantuesi i “Ryan ToysReview”, një kanal në internet me mbi 10 milionë abonentë dhe sipas Forbes ai ishte personi i tetë më i paguar vitin e kaluar pasi kishte arritur të kapte shifrën 11 milionë dollarë në të ardhurat e tij.
Kanali i tij u bë hit pasi filmi i tij “Giant Egg Surprise” u pa më shumë se 800 milionë herë.
Fëmijët anembanë botës shohin videot e tij për orë të tëra në ditë, madje edhe e imitojnë atë.
Prindërit e vogëlushit kanë treguar se gjithçka nisi me ngarkimin e një videoje nga ana e tyre në youtube dhe pas disa kohësh kanali i tij njohu një rritje shumë të shpejtë.
Popullariteti i Ryan ka kuptim të përsosur. Ai ka një punë që do të ishte ëndërr për çdo fëmijë të vogël, fiton duke hapur lodra dhe duke luajtur me ta, çdo ditë. (TemA)
undefined