Lajmet për jashtëtokësorë dhe alienë janë të përditshme në mediat online.
Por, tashmë kjo “çmenduri” ka përfshirë edhe shkencëtarët më të mëdhenj në botë, me në krye Stephen Haëking, që konsiderohet si shkencëtari më i madh që është ende gjallë.
Ai është vënë në krye të ekipit të shkencëtarëve që po përdorin skanerë të teknologjisë së lartë për të parë nëse një objekt gjigant në formë cigareje, i vërtitur në sistemin tonë diellor, është dërguar nga ndonjë civilizim alien.
Asteroidi i çuditshëm 800 metra i gjatë ka një sipërfaqe të ngjashme me atë të kometës dhe siç thonë ekspertët “nuk luan sipas rregullave tona”.
Objekti në fjalë është pagëzuar me emrin “Oumuamua” dhe është mbi 300 metra i gjatë.
Mundësia më e madhe është që objekti në fjalë të jetë thjesht një asteroid që vërtitet në sistemin tonë diellor.
Pr kërkuesit nuk e përjashtojnë edhe mundësinë që të bëhet fjalë për një anije kozmike.
Për studimin e tij, ekipi i shkencëtarëve i quajtur Breakthrough Listen, do të përdorë radioteleskopin më të madh të lëvizshme të planetit të ndodhur në Green Bank të Virxhinias Perëndimore, për të ndjekur lëvizjet e tij.
Studiuesit do të përpiqen të kërkojnë në mënyrë të veçantë sinjale elektromagnetike, jo më të fuqishme se ato të lëshuara nga një telefon celular, që normalisht, është e pamundur të dergohen nga trupa natyrale qiellore.
Nëse arrijnë të zbulojnë ndonjë të tillë, atëherë kjo do të jetë dhe prova se në skenë mund të hyjnë vërtetë forca jashtëtokësore.
Edhe emri me të cilin e kanë pagëzuar objektin e rrallë flet shumë: Oumuamua është një fjalë hauajane e përdorur për “lajmësin që mbërrin i pari”.
Intriguese mbetet mbi të gjitha forma e tij: asteroidët e zakonshëm, në përgjithësi janë të rrumbullakët.(TemA)
Është anije kozmike që alienët e kanë dërguar për të shpëtuar Berishën e çakejtë e tij nga Vetingu. Të jeni të sigurtë që edhe këtë radhë ashtu si herët e tjera kanë për ta hedhur lumin pa u lagur.
Nje here thate se eshte 800 M , dhe ne fund eshte 300 M , dhe e dyta ishal vjen dhe na merr Saliun
Ah lesh anije! Gjithe keto ekipe shkencetaresh u paguhet rroga nga fonde publike dhe nuk jane duke i zbuluar keto per privatin!!!
Kur keta shkencetaret e shofin pisk me ndonje shkurtim fondi dhe ose u duhet ta lene vendin e zyres dhe te vene mbrapsht te punojne aren ose te zbulojne ndonje “anije” …. si thoni juve cfare do benit juve ne vendin e tyre?
Keto “anijet” marrin nje ose dy vjet qe tu dali tymi. Domethene ose arrijne dhe humbasin ne oqean ose marrin drejtim per ndonje diell tjeter dhe deri atehere ose vijne fonde te reja ose drejtori ndryshon ose gjejme ndonje “anije” tjeter… per te shtyre kohen me kete drejtorin qe kemi.
undefined
Or Arben i vogel!
Jo cdo gje duhet lidhur me Berishen!
Lexo para se te shkruash… Nese kjo qe jepet info eshte 49% e vertete, ne duhet te jemi te kujdesshem. Njerezit, qeniet humane perball alieneve. Askush se nuk e di se cfare ndodh. Gjithsesi respekt per ty…
undefined
Duket si peshk ajëri i fosilizuar. Nëse është anije aliene të bëhen përgatitjet për pritje festive dhe me gjithë të mirat me qëllim që të përhapë lajme në univers që njerëzit e Tokës, edhe pse hahen si qenër mes tyre, me alienët janë shumë mikpritës.
Te pakten kur I merrni lajmet nga internet lexojini me mire.
Ky object tashme eshte duke ju afruar Jupiterit, e me pas Saturnit e do dale perfundimisht nga sistemi yne diellor.
Te tille objekte mund te futen perseri ne sistemin tone.
PRAAAA!!!! Ky object nuk po na afrohet neve.
Publikoni komentet o kazanxhinj
Une vetem do te shkruaja se eshte i vertete apoj; Eshte 800 metra i gjate apo 300 metra i gjate? Ketu mbaron genjeshtra.