Ka ujë? Një zbulim befasues i një planeti të ri, “Supertoka”

13 Dhjetor 2017, 19:33Hi-Tech TEMA

Në yjësinë e Luanit, 111 vite dritë larg, dy simotra të tokës orbitojnë përreth një ylli xhuxh më të vogël dhe më të ftohtë se Dielli. Një nga këto planete ka kushte për të mbajtur ujë në sipërfaqe.

Zbulimi u publikua në revistën “Astronomy and Astrophysics” dhe u zbulua nga astrofizikanti Ryan Cloutier, nga universiteti i Torontos dhe bazohet në analiza të të dhënave nga European Southern Observatory (ESO).

U zbulua në vitin 2015, por dihej shumë pak për planetin K2-18b, vetëm që orbitonte në brendësi të zonës së banueshme të yllit të saj, domethënë në një zonë me një distancë të tillë që mund të ketë ujë në gjendjen e lëngët në sipërfaqe.

Kanë dalë të dhëna të reja si: planeti ka një masë më të madhe se Toka dhe për karakteristikat e saj, shkencëtarët formuluan dy hipoteza:

E para, kjo supertokë mund të ketë një sipërfaqe shkëmbore dhe ujë në gjendje të lëngshme dhe hipoteza e dytë mund të jetë e mbuluar nga një shtresë e trashë akulli.

“Me të dhënat që kemi nuk mund të dallojmë cilën nga të dyja hipotezat”, u shpreh Cloutier. S

hkencëtarët mbajnë shpresa në të dhënat e James Webb Space Telescope, lëshimi i të cilit është parashikuar në vitin 2019.

“Me këtë teleskop mund të sondojmë atmosferën e planetit dhe të kuptojmë nëse ka ujë në sipërfaqe”, komentoi Cloutier.  / Bota.al

2 komente në “Ka ujë? Një zbulim befasues i një planeti të ri, “Supertoka””

  1. lec kakashi says:

    — 111 vite drite….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ……………LARG………………!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Pirdh o mace bej perona, CA TE TRASHA CA TE HOLLA…………

    1. Linda says:

      Nje vit drite esht 9460 miliard km Shumezuar per 111 imagjinojeni! “” Afer fare!!!!!!?””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje