Mark Marku revoltohet me Valentina Dukën dhe Shezai Rrokajn: Janë kthyer në një bandë mafioze e tenderash

13 Dhjetor 2017, 10:23Sociale TEMA

Në ambientet e fakultetit Histori-Filologji, ditë ditë pas botimit për dekan, vazhdojnë ende tensionet nga pedagogë dhe vëzhgues të komisionit të cilët kanë versione të ndryshme për vendimet që nxorën fituesin.

Pedagogu Mark Marku, në një intervistë për gazetën ‘Shekulli’, ka rrëfyer versionin e tij duke nënvizuar se ka pasur sipas tij manipulim të votave nga komisioni.

Sipas tij, presionet kanë qenë nga forca të jashtme që duan të kenë ndikim mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

Unë mendoj se kjo kasta mafioze e Universitetit, mafia e tenderëve e kanë bërë edhe herë të tjera. Problemi është shpërndarë nëpër universitete, por këtu vëmendja ka qenë shumë e përqendruar dhe fakulteti ynë është i vogël ka personalitete të jetës publike dhe këtu ka shpërthyer sistemi i manipulimit. Unë mendoj se është arritur një fitore jo vetëm se ka fituar dikush, se mund ta arrinte kushdo nga kolegët tanë, por është testuar se këtu strukturat zgjedhore janë struktura manipulimi, që vota e pedagogëve është manipuluar jo vetëm këtu, por në të gjitha zgjedhjet e tjera nëpër fakultete dhe këtu ka qenë vëmendja më e përqendruar”, shprehet Marku.

Ku janë shkeljet e ligjit?

E para: KiZ-i i ka hequr të drejtën një personeli me kohë të plotë që të votojë në zgjedhj, gjë që ligji e ka saktësisht të qartë se kush duhet të votojë dhe kush jo. KiZ-i me vetëdije duke e njohur shumë mirë rregulloren e ka përjashtuar këtë kandidat. Kjo është shkelja e parë dhe është fakt i provuar. Rasti i dytë mendoj që ishte edhe më flagrant. Ka të bëjë me ndërhyrjen e KiZ në votimin e studentëve.. Dy përfaqësues të KiZ erdhën dhe kërcënuan studentët për të votuar, morën rolin e policit dhe filluan ti kontrollonin….u angazhuan me kërcënime ndaj studentëve.

Kë përkrahte KiZ sipas jush?

KiZ mendoj se përkrahte ruajtjen e gjendjes aktuale në fakultet, strukturat e vjetra që kanë drejtuar fakultetin dhe që janë një kastë, do të thoja edhe mafioze,  të cilët e mendojnë fakultetin si pronë të tyre, nëpërmjet presioneve dhe favoreve kërkojnë të manipulojnë votën universitare. Të njëjtën gjë donin të bënini edhe në fakultetin tonë.

Pse mendoni se ka qenë më e favorizuar kandidatja Ajula Jubani?

Unë e di që ajo është mbështetur nga Valentina Duka, që sot është deputete e PD. I vetmi problem etik që kemi ne si pedagogë është se, as Valentina Duka, as Shezai Rrokaj nuk mund të përcaktojnë nga jashtë dekanin e fakultetit. Këtë mund ta them etikisht, pasi nuk është normale që 85 pedagogëve t’u përcaktohet nga jashtë pasardhësi, nuk është e drejta feudale në universitet. Ne kemi dashur ti japim fund të drejtës feudale të përcaktimit të kandidatëve sipas klaneve, grupeve të cilët e dominojnë universitetin. E vetmja betejë është këtu, pastaj politikisht të gjithë janë të shpërndarë, dikush me PD-në dikush me PS-në. Kemi një etikë kolegësh ku secili ka bindjet.(TemA)

5 komente në “Mark Marku revoltohet me Valentina Dukën dhe Shezai Rrokajn: Janë kthyer në një bandë mafioze e tenderash”

  1. Lani says:

    Te lumt o Mark per guximin, por keta kandidatet jane mut njeri e kake tjetri. Vetem perfaqesues interesash te pista jane.

  2. LORA says:

    Me ne fund Mark e the te verteten e turpshme per Filologjikun.
    Me vjen neveri nga ky standart I ndyre,implementuar edhe ne universitete
    prej takemit te v.duka dhe sh.rrokaj dhe pranuar prej stafit eunuk filoqyls.

  3. eda says:

    Ky eshte thjesht hale! Rrokaj ka punuar per interesin e tij dhe publiku mjafton thjesht te shohe se e gjithe kjo lufte eshte bere qe zv. rrektore te jete gruaja e tij Dhurata Shehri. Ketu nuk ka vend per principe e as moral. Te vjen ndot ta shohesh neper ekrane tv kete pacavure!

  4. Dor says:

    Marku e ka inatin pse Valentina Duka i mundi te shoqen ne zgjedhjet e kaluara. Per kete s’i del ekeqja. Perndryshe fondet j vjedh dhe vete sipas qefit dhe hallin se ka fare te fakulteti po te pushteti i vet e i familjes se vet. Ndaj mark leje mos e luj se te qelbet me keq

  5. Josifi says:

    Shezai Rrokajn rastësisht e kam parë si reagoi kur pa në makinën e tij gjobën e policit rrugor.Po mos ta njihja nga media mendimi I parë do ishte për të fortët e lagjes që nuk respektojnë rregullat.Kaq!Për të provuar shijen e frutit, nuk ke pse ha një kosh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje