VIDEO/ Basha premton luftë për kryeprokurorin dhe i përgjigjet ambasadorit Lu: Na futi ‘thikën pas shpine’, nuk mund ta imagjinoj që...

13 Dhjetor 2017, 11:34Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e ambasadorit Donald Lu ditën e djeshme ku apelonte për zgjedhjen e një kryeprokurori të ri.

Basha shprehet se nuk pranon të komentojë ambasadorin Lu, por nga ana tjetër shton se nuk mund të imagjinojë se si trupi diplomatik kërkon emërimin e një kryeprokurori pa kalur Vettingu.

“Nuk i komentoj vendimet e ambasadorëve, por e gjykoj të pakuptueshme që një përfaqësues i trupit diplomatik t’i kërkojë Kuvendit të shkelë Kushtetutën”, tha Basha.

Basha foli për ‘thikë pas shpine’ lidhur me qëndrimin e ambasadorëve, që sipas tij, kryeprokurori i ri të mos kalojë në procesin e Vetting-ut.

“Kjo do të ishte një thikë në shpinë të reformës në drejtësi për të cilën kanë kontribuar të gjithë përfaqësuesit e trupit ndërkombëtar”, tha Basha.

Basha i ka kthyer përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ftesën për dialog në zgjedhjen e kryeprokurorit.

Basha tha se nuk do ketë asnjë marrëveshje me Ramën për sa kohë ky vendim është në shkelje të Kushtetutës:

“Mundësitë për marrëveshje me Ramën janë zero, për sa kohë shkelet Kushtetuta”.

Basha deklaroi se, nëse Partia Socialiste do zgjidhte një prokuror politik, atëherë opozita do ndërmarrë aksion politik me të gjitha format e mundshme për ta ndaluar këtë gjë.

“Ne do ndërmarrim çdo hap institucional dhe ligjor, do vetëdijësojmë partnerët dhe qytetarët, do të protestojmë.

Nuk mund të pranojmë kurrë shkelje të Kushtetutës. Është dhunuar Kushtetuta. Kjo situatë prek çdo qytetar”, u shpreh kryetari i PD-së.

Më herët ambasadori Donald Lu  tha prerë se vendi  nuk mund të ketë “një prokuror të përgjitshëm që nuk ndjek askënd penalisht” dhe paralajmëroi se “vendi nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjeve penale”.(TemA)

3 komente në “VIDEO/ Basha premton luftë për kryeprokurorin dhe i përgjigjet ambasadorit Lu: Na futi ‘thikën pas shpine’, nuk mund ta imagjinoj që…”

  1. wow says:

    shake merr raport mjekesor qe mos te zere ventingu die kan, mos u meezit per qytetaret ti.

  2. Xha Beqo says:

    O Lulash o bythec. Kerkon te performosh si Van Damme dhe Stalone po je nje kec i tredhur nga kurva e Vicidolit.

  3. Alban says:

    SHKOLLEN NE PERENDIM …..
    KOKEN NE TREKENDESHIN ANTISHQIPTAR!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Edhe Augusto Pinoceti, Dyvaljeja alias Baba Doku i Haitit, edhe Ferdinand Markos edhe Reza Pahlevi, edhe Sllobodan Milloshevic edhe Kim Yong Un ….. jane shkolluar ne Perendim … por ishin po aq ne mos edhe me barbare se vete barbaret !
    Edhe Lulezim Basha edhe Sali Berisha jane shkolluar apo specializuar ne perendim ashtu si dhe Kastriot Islami….
    Po a nuk ishte Kaci i Zi, sic e quante Berisha, qe kercenoi me thyerje kafkash opoziten e vete Salen dhe e beri edhe deputet te tij !? Martese politike me interes te ndersjelle, sipas parimit armiku i armikut tim eshte miku im !
    Po a nuk ishte vete Sali Berisha, Lulezim Basha qe thyen kafka femijesh e pleqsh me Mafian e tyre te dale krejt jashte kontrollit ne Gerdec, qe ekzekutuan pa gjyq kater protestues krejt paqesore ne Bulevardin “ Deshmoret e Kombit” me 21 janar 2011 ….
    A nuk jane po ata qe me dhjetra here tash nje vit kercenojne me thirrje ala kastriste e staliniste per revolucion popullor, per permbysjen me dhune, me hedhje ne Lane, me dhune te armatosur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike, qe sigurisht nuk eshte perfekte por pa asnje medyshje eshte me e mira, me atdhetarja dhe me liberalja ne keto 105 vjet te shtetit te pavarur shqiptar !
    Shkolla ne Perendim nuk eshte as certifikate e as diplome demokracie e lirie, as barazie dhe vellazerie, as atdhetarie !!!
    Aq me pak kur shkolla eshte marre ne Perendim dhe koka eshte ne Beograd, Athine, Moske, ne trekendeshin e Bermudeve me antishqiptare deri ne genocid e toke te djegur, deri ne terrorizem shteteror kunder Shqiperise si shtet e kunder shqiptareve si komb sic e deshmon qarte Kosova e Cameria, trojet shqiptare ne Maqedoni, Mal i Zi e Luginen e Presheves , krejt Golgota mbishekullore shqiptare qe nga Berlini e Londra, Anadolli e Jalta … ku u gatua kjo tragjedi qe vazhdon te na shoqeroje edhe sot edhe per shkak te atdheshitjes dhe politikes antishqiptare Albanus Adversus Albanus, Shqiptaret Kunder Shqiptareve ose sic e ka quajtur Faik Konica
    “ Armiku ne i madh i shqiptareve jane vete shqiptaret !”
    Cila eshte rrugedalja !?
    Ate me mire se askush e ka dhene Rilindasi i sotem, Akademiku i Shqiptarizmit Rexhep Qosja qysh ne hapat e pare te demokracise shqiptare “ Nga lufta midis vellezerve ka vetem te humbur !”
    Ilaci !?
    Vellazeria midis shqiptareve si bij e bija te nje trolli, te nje gjuhe, te nje kulture e qyteterimi nga me te lashtet e me te perparuarit, qe kurre nuk sulmuan as pushtuan asnje pellembe toke te askujt !?
    Me gjeni nje popull e komb tjeter ne Bote qe uron, qe pret e percjell mikun e jo mikun me shprehjen sublime, siperore : “ Tungjatjeta ! “
    A ka gje me te vlefshme, me te cmuar, me te bukur, me njerezore se jeta !?
    A ka te drejte jo vetem njerezore por te cdo gjallese ne kete Bote se jeta !?
    Tungjatjeta !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje