Artan Fuga replikon me Shpëtim Nazarkon: Mos ma hidh këtë gur, se nuk është as e ndershme e as burrërore

15 Dhjetor 2017, 18:21Blog TEMA

Nga Artan Fuga

U lutem botuesve t’i dërgojnë si dhuratë librat e mi z.Shpëtim Nazarko, mikut tim!

Shumë i respektuari humanistikisht nga unë z. Shpëtim Nazarko, më ka bërë qefin duke bërë një koment për pozicionim tim kur shprehem se jemi mbledhur të gjithë si minjtë buzë Lanës.

E falenderoj që bashkohet me mua për këtë konstatim. Kur mendje logjike si lojë shahu si ai të japin të drejtë kënaqesh sikur ke parë ëndërr se ke mundur Kasparovin, Gorbaçovin,a nuk e di kë tjetër në Vatikan.

Por, nuk jam hiç dakord me të, me këtë burrë të shtruar e patriot, kur thotë se për këtë nuk e ka fajin vetëm klasa politike, por edhe gazetarët, edhe akademikët, madje, shtoj, edhe çiliminjtë.

Pra të gjithë.

Madje edhe unë, a thua se unë kam derdhur ujët nëpër lumenj, a në Lanë, dhe kam përmbytur të gjithë Shqipërinë.

Pra, faji qenka universal.

Unë nuk e di se çfarë faji i gjen vetes miku im, i nderuari Shpëtim Nazarko.

Mos ka bërë ndonjë faj që nuk e di unë mor aman se për vete e mbaj atë pothuajse të pafajshëm, veç përgjegjësive që ka marrë këto pesë vitet e fundit duke bërë kompromise logjike pak më shumë se duhet.

Për gazetarët e di që nuk kanë faj sepse po të bëjnë punën e gazetarit, i heqin pronarët. Unë e di se çfarë u vlon në mendja dhe zemra të paktën gazetarëve që i kam kaluar në duar si ish studentë dhe doktorë.

Unë për vete nuk kam asnjë faj.

Mos më ndëshko, pa më gjykuar, i nderuar Shpëtim, as mos më gjyko pa më hetuar njëherë.

Pastaj m’i prit!

Nuk kam folur e shkruar për atë që do të vinte?

Mos e hidh këtë gurë se nuk është e ndershme. Ne të dy e dimë ende se çfarë është nderi dhe burrëria.

Shpëtim i dashur o të ka lënë kujtesa, o kurrë nuk ke lexuar asnjë punim a kërkim shkencor nga unë.

E pse do t’i lexoje xhanëm!

Nëse sot të ka ardhur dëshira t’i lexosh punimet e mia shkencore të këtyre dy dekadave t’a plotësoj unë qefin.

Po nuk i gjete në librari, a në bibliotekë më thuaj se t’i dërgoj dhuratë.

Dhe jo sot, por ka njëzet vjet që e kam shpallur modelin ekonomik, social, demografik të vendit të dështuar. Lexo vetëm “Shoqëria Periferike” dhe do të bindesh!

Por askush, as ti nuk më ka dëgjuar.

Hajde në ndonjë orë leksioni poqese e ke më të lehtë, mos shko vetëm te ndonjë kacolle pa themel buzë Lane.

Sa për akademikët, e ka fajin ligji për arsimin e lartë, që nuk i kam lënë gur dhe nuk do t’i le gur pa i hedhur përsipër derisa ta rrëzojmë bashkë me ministrinë dhe ata që e drejtojnë. Krimi i atyre që ua morën pushtetin nga duart do 100 vjet të riparohet.

Akademikët e akademisë!!!

Po përpiqemi ta rinovojmë si rithemelim.

Askush nuk na ndihmon.

Se po të ishte ndryshe 1000 studentë dhe intelektualë te dyert e akademisë do të mjaftonin për të bërë presionin që privatizuesit e akademisë t’i lënë akademikët të ngrenë një agjenci që t’i shërbejë Shqipërisë, jo si vend me kolltuqe – krevat për të fjetur e grirë lekët që vijnë nga buxhetet publike.

9 komente në “Artan Fuga replikon me Shpëtim Nazarkon: Mos ma hidh këtë gur, se nuk është as e ndershme e as burrërore”

  1. akademiko-pauza says:

    sido qe ta lexosh kete shkrimpergjigje nuk ka asnje perfundim tjeter logjik pervec se, te kesh nje kulture personale jo patjeter mund te jesh profesor apo akademik

    shkrim jashtezakonisht i dobet nga formulimi gramatika idete apo replika spo vazhdoj me tej se sja vlen as ta kritikosh !

  2. 2018 says:

    Ja fut kot Artan. Edhe une kam shkruar nja dhjete-dymbedhjete libra dhe çfare bej: çdo dite lexoj e rilexoj vete çdo liber me radhe. Pse te mi lexojne te tjeret? E pra , ti sikur ngrehosesh dhe s’e ke heren e pare, keshtu je formuar, por kujdes me ate motorrin se te hypin persiper aty ne Tirane dhe nuk te zbresin me, deri sa te te lexojne perfundimisht mendjen, pastaj librat. Te shkretet ata studente çfare do behen!

  3. Vjosani says:

    Mos, o burre, ti vetem me kete shqipe kaq te varfer ne te shkruar, une nuk te lexoj sikur te me peshosh me flori. Te lexosh librat e tu me kete shqipe??? Mos qofte e thene. me mire bej dy vjet burg ne Spac… Nje portert fantastik per ty e ka bere dhe e kam lexuar prej Blendi Manes. vertete nuk eshte akademik. Po shqipja e tij eshte brilante…

    1. floriri i Bençes says:

      Edhe une preferoj Spaçin, se sa te lexoj me detyrim librat e ketij injoranti.

  4. ladi says:

    LLafazan, megaloman, mitoman, ky i shkrete nuk gjen me derman…. – shume gjynah..

  5. joel shkodra says:

    Po prandaj o akademik Fuga shkruajne nje shqipe kaq te bukur gazetaret qe paskan dale te gjithe nga duart e tua?! Ke shume fraza te pakuptueshme. Apo keshtu duhet te jene akademiket, qe mos t’i kuptoje askush! Po te ve ne dukje vetem dy gabime: “t’a” shkruhet pa apostrof “ta”; “qefin” e ke dy here, duhet “qejfin” sepse pa “j” mund te lexohet “qefìn” (me theks mbi i) qe eshte çarçafi i bardhe me te cilin myslimanet mbeshtjellin te vdekurit. Por, me sa duket keto jane “te ceketa” per nje akademik, qe merret me pune ” te thella”. Qe mos te besh “figure te keqe”, jepja ndonje redaktori qe te ta rregulloje shkrimin para botimit.

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    I jap plotesisht te drejt Z. Nazarkos,..! Te gjithe jemi fajtore,kush me shume e kush me pak. Pastaj ju akademiket jeni ne krye te fajit. Ka rreth 30 vjet S. Berisha lune me fatin tone( edhe ne fajtore) dhe ju te shkences as qe keni ven ujet ne zjarr,se po te kishit qen ne nivelin e detyres kishit mundur ta ndalni kuçedren. Akademi me akademiké nul. Dhe hic o zoti akademik mos thuaj qe je i pafajshem. Per gjendjen ku kemi ardhur, te gjithe jemi fajtore..!

  7. Jimi says:

    Maj motorrit je akoma? “AKADEMIK” nuk jemi ne 44-en, jemi ne shekullin e kibernetikes dhe jo te Vespes”! Thirri menjes o rrot!

  8. betixho says:

    PROFESOR I FILOZOFISE,AKADEMIK,PROFESOR FILOZOFIE NE UNIVERSITETIN 7 TE PARIZIT,DHE,SHIKO SI E KARAKTERIZOJNË SHQIPTARËT:-
    “LLAFAZAN,MEGALOMAN,MITOMAN,KY I SHKRETË NUK GJEN MË DERMAN……………SHUME GJYNAH”
    E MERRNI DOT ME MËND SE Ç’TË BËJNË KËTU RRONXHO BONXHOT?
    SOT KEMI DHE 75 VJETORIN E FAIKUT TË MADH,AI E KA NDARË KËTË PUNË,POR SI T’JA BËJMË TË NA E THOTË EDHE NJË HERË,PËRFUNDIMISHT,AMA PËRFUNDIMISHT,SE I KA ARDHUR KOHA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje