Analisti Andi Bushati, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha e ka shitur dosjen që paralajmëroi për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.
“Keni dy muaj që thoni dosje, dosje, dosje, por nuk e nxirrni. Basha e ka shitur dosjen e Vangjush Dakos tek Rama”, u shpreh Bushati.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist Taulant Balla, i cili mohoi hetimet ndaj Vangjush Dakos.
“Nuk ka dosje dhe as hetim ndaj Vangjush Dakos”, u shpreh Balla.
Bushati i është përgjigjur një sfide të Taulant Ballës, për të identifikuar shkeljet e ligjit nga ana e mazhorancës, konkretisht kryeministrit dhe arsyet përse mazhoranca kërkon një kryeprokuror që ta ketë nën kontroll.
“Sot të gjithë shqiptarët e dinë se vendi është mbushur me kanabis.
Drejtorët e policisë janë arratisur, Habiljat janë kapur në Itali.
Edi Rama u ka thënë shqiptarëve, se këtu nuk bëhet drogë, këto janë përralla ta mediave të kazanit dhe opozitës.
E dyta, del një punonjës policie, Dritan Zagani, thotë këtë që po flasim sot, arratisjen e oficerëve.
Edi Rama organizoi një miting në Pallatin e Kongreseve bashkë me ambasadorin Lu dhe tha se ky është shpifës ordiner.
Një prokurori normale, o duhet ta marri kryeministrin e vendit si të pandehur për fshehje të gjurmëve të krimit, ose si dëshmitar, për cfare ka ditur dhe përse i ka bërë këto deklarata.
Njësoj siç duhet të merrte Ina Rama të pandehur Saliun, se përse genjeu në 21 janar.
Prandaj edhe PD edhe PS, nuk e duan prokurorin e pavarur. Secili mundohet ta kapi. Dje e kapte Berisha, sot e kapin këta”, u shpreh Bushati.(TemA)
Ju lutem Z. Baze botoni komentin! Te krahasosh krimin makaber te Berishes me 21 Janarin dhe grushtin e shtetit qe ai,Sala,beri me ,pas eshte nje poshtersi qe vetem njerez si Bushati mund ta bejne! Do te ishte mire qe Bushati, para se te “llapte” neper media, te na tregonte se ku i ka gjetur te ardhurat qe hapi Lapsi.al, ka blere vile ne Kavaje bashke me Fevzon dhe eshte kunder Sandrit qekur ai,Sandri ,u prish me Berishen! Te na tregoje Andi ,sebashku me Lubonjen se si jane paguar qe ka Blendi,Becchetti apo tani Ylli,per Rakipin e kem fjalen shokun e ngushte te Sales dhe deshmitarin e shume krimeve qe kane ndodhur ne Shqiperine berishiane! Kush i bashkoi ,si paguhen, kush i paguan, sa i paguan dhe pastaj Andi le te na mbushe mendjen per ato qe shkruan! Ishte nje kohe kur e lexoja me endje Lubonjen por tani eshte bere “tosi” si “toss salad”!,Para disa ditesh ishte Dhjetor dhe mu kujtua nje kenge e Albanos qe thote ” qe ne kete dite, 13 Dhjetor, e kuptova qe “burri qe nuk dashuron ka mbaruar”! Dhe eshte treshja e ndertuar nga mendje djallezore me njerez me mendje djallezore! Te vjen keq qe eshte nipi i Hysniut dhe djali i Mediut!
Kisha nje pyetje z.Andi : A ka njeri ,pra dhe ai qe do te jete prokuror,qe te jete I pavarur ne Shqiperi ? Duhet te kalojne breza te tjere qe te arrijme ate shkalle qytetarie per njerez te pavarur .Pra vazhdon akoma problemi I Shqiptareve,qe sic e karakterizonte F.Konica ,eshte problemi I lartesimit moral ,pra duhet te lartesojme karakterin .Pa bere kete gje nuk behet asgje tjeter dhe vazhdimisht do te jemi si dhia ne mes te dhenve .Ju lutem botoni komentin tim!
Andi Bushati ! Po te “kruhet” e kerkon medoemos kruajtesin VETING.Po ti vete more spurdhjak ishte ne “taven” e Saliut ne ngjarjet e 21 janarit.A nuk te akuzoi edhe ty si “komplotist”? E tani ke paturpesine te thuash se Ina rama nuk e beri detyren me 21 janar.Kaq te shkurter e ke memorin e vemje e peshtire, impotent qe nuk sherohesh dot e nuk te bejne fajde “Viagrat” e Saliut.Diku lexova se ti, F.Lubonja e Ylli Rakipin dikush ju ka quajtur “KLUBI I CMIRREZINJEVE”-Gjetje e mrekullueshme!