Zoti Rama, ju lutem vendos një tufë me lule sot te varri i “mësuesit” tuaj Faik Konica

15 Dhjetor 2017, 09:20Blog TEMA

Nga Roland Qafoku

Si sot 75 vjet më parë, mbylli sytë në Washington, Faik Konica.

Mes mitit dhe njeriut me vese.

Mes eruditit dhe njeriut gërrnjar.

Mes aristokracisë dhe lëkundjeve të karakterit, Faik Konica vazhdon të mbetet një personazh tejet i dashur për tu marrë me të.

Aty ku qendronte lart, habitesh se si binte aq poshtë. Aty ku i shërbente aq shumë Shqipërisë aty a shante atë si askush.

Aty ku kërkonte vlerë dhe cilësi në punë po aty porosiste nga Washingtoni në Londër arka të tëra me ëhiskey scotch se ai amerikan nuk ishte dhe aq i mirë për të.

E megjithatë Faik bej Konica mbetet shqiptari më unikal dhe I papërsëritshëm. Jetoi vetëm me sezone në Shqipëri, por e deshi dhe bëri aq shumë për të.

Penën e ngjeu shumë herë më acid për Ismail Qemalin, Ahmet Zogun dhe Fan Nolin, por njëkohësisht i deshi ata më shumë se askush tjetër.

Vetëm ai dinte të urrente dhe donte njëkohësisht.

Atë 15 dhjetor 1942 në apartamentin e tij, në katin e dytë, në kryeqytetin e SHBA, vdiq një shqiptar i madh.

Ndoshta nga më të mëdhenjtë që ka parë Shqipëria. E donte Shqipërinë në mënyrën e vet duke ia lartësuar emrin me emrin e tij dhe duke ia vënë në dukje gabimet vetëm siç dinte ai tia vinte në dukje.

Që nga vti 1995 eshtrat e tij ndodhen në Tiranë, te një parcelë e thjeshtë në një varr të thjeshtë te Kodrat e Liqenit Artificial.

Nuk dimë që shteti të ketë organizuar ndonjë ceremoni nderimi sepse pushteraët tanë dhe sidomos ministria e Kulturës duhet të jenë të zënë me punë të mëdha.

Madje as kryeministri Rama që i referohet shpesh dhe thotë se është nxënësi I tij nuk dimë që të ketë axhendë ta nderojë.

Nëse na e pranon, po e këshillojmë zotin Rama të gjejë pak minuta kohë dhe të vendosë një tufë me lule në atë varr që dëmtohet dhjetë herë në vit nga vandalë dhe nga ata që Faiku u quante “urrejnë të bukurën”.

Nuk ka punë më të madhe sot të nderosh këtë shqiptar që ia dha këtij vendi më shumë se kushdo për ta shndërruar në një model se si e nderon këtë Shqipëri.

Përulje dhe respekt të madh për Faik Konicën e madh. Dhe një lutje: Zoti Rama, vendosni një tufë me lule sot te varri i “mësuesit” tuaj!

3 komente në “Zoti Rama, ju lutem vendos një tufë me lule sot te varri i “mësuesit” tuaj Faik Konica”

  1. raul says:

    PO jam shume dakord me ju Faik Konica mbetet nje shqiptar i madh qe sa me shume largohemi prej tij aq me shume vezullon. e kujtoj me shume respekt kete burre te mencur dhe vizionar.

  2. 2018 says:

    Kete s’kuptoj une, ku eshte madheshtia e nje njeriu qe edhe gazetari e shpre; e deshi, e shau, ndihmoi, shkaterroi, s’la njeri pa share e pa felliqur, por edhe i donte, grenjar e banal ne shprehje. Per ata qe e ngrene kaq larte kete njeri, mos valle kete kerkon te beje dhe Sali Berisha? kaq banal, kaq sharje, kaq intriga, kaq hajdutelleqe dhe na qenkan njerez te medhenje per Shqiperine! Per mua Faik Konica ishte nje shqiptar qe bridhte neper bote dhe nuk di ndonje vlere qe i ka dhene Shqiperise. Edhe Ahmet Zagolli i dha nje vlere Shqiperise se formoi nje shtet shqiptar, pavaresisht perdhunimit edhe Fan Noli ne aspektin shoqeror, shtetror dhe letrar edhe Enver Hoxha e konsolidoi shtetin per 45 vjet, pavaresisht se çfare drejtimi kishte, por ishte shtet shqiptar dhe per ne qe ishim brenda kishte ze, por Faik Konica çfare beri qe ngelet i paperseritshem? Pavaresisht se edhe Jeronim De Rada vdiq me nje cirua ne xhep edhe ai ka bere me shume se ky qe vdiq me 15 dollare. Prandaj uluni ne sheshte e mos fluturoni se na i bete te gjithe ngaterrestaret e ketij vendi historikish yje te pa shuar. Edhe kryeministri, pavaresisht eurudicionit te tij e ka gabim qe na e permend shpesh Faik Konicen.

  3. shqiptari nga Shqiperia says:

    Atdhetari madh Faik Konica ndodhen ne nje koder te thjeshte dhe heshtrat e tij prehen ne nje var te thjeshte ne te njejten koder , dhe Azem Hajdari me buste me emra rrugesh , me , me , me ……… cfare ironie ……. keta jemi ne shqiptaret , tjetri atdhetar dhe patriot i madh , Azemi nje grindavec , sherxhi , nje trafikant ………….cte thuash …… Made in Albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje