Napoli fitoi 3-1 në transfertë kundër Torinos, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Serisë A.
Koulibaly, Zielinski dhe Hamsik ishin autorët e golave për Napolin që e mbylli pjesën e parë në avantazh 3-0.
Torino shkurtoi diferencën me Belottin në minutën e 64-t, por vetëm kaq, pasi nuk pati forcë për të tentuar një barazim kundër Napolit.
Elseid Hysaj u aktivizua 90 minuta këtë takim. Napoli kryeson tashmë Serinë A me 42 pikë, 2 më shumë se Interi i vendit të dytë.
Ndërkohë që Marek Hamsik shënoi sot golin e 115-të me fanellën e Napolit, po aq sa Maradona. Kapiteni aktual i Napolit arrin kuotën e golave të shënuar nga legjenda argjentinase, duke hyrë kështu në historinë e Napolit.