Kukësi rikthehet në rrugën e fitoreve në kampionat. Kampionët e Shqipërisë fitojnë me rezultatin 2-1 në Durrës ndaj Teutës, në një duel që dhuroi shumë emocione.
Durrsakët e nisën më mirë ndeshjen, teksa gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 31, me Amadu Latif, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një goditje të shtyllës nga Hila.
Kukësi gjen forcat për të reaguar pas pësimit të këtij goli, teksa fiton një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë.
Bakaj nuk gabon nga pika e bardhë duke e dërguar në barazim 1-1 skuadrën në dhomat e zhveshjes. Skuadra verilindore e nis në mënyrë spektakolare pjesën e dytë, teksa që në aksionin e parë gjen golin e avantazhit me Etemin.
Në fraksionin e dytë spikat largimi me karton të kuq i Shametit, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda disa minutash. Pas kësaj fitoreje, Kukësi ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë.