Dalipi: Humbje e dhimbshme për fanellën e Partizanit

17 Dhjetor 2017, 16:15Sport TEMA

Pas humbjes se pesuar ndaj Luftetari, ne konferencen per shtyp ka folur zv trajneri Klevis Dalipi.

Kjo per shkak se trajneri Starova vendosi te jap doreheqjen pas humbjes 5-0.

“Për ndeshjen? E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë. Jemi përgatitur mirë gjatë javës, por tre golat që morëm pjesën e parë uishin një goditje e madhe. Ekipi nuk reagoi dot pjesën e dytë. Është një humbje e dhimbshme por futbolli kështu është.

Kaq dobët janë lojtarët e Partizanit? Për një fanellë si e Partizanit kjo humbje është e dhimbshme. U ndëshkuam nga disa episode sepse kur ishim 1-0 kishim një mundësi të barazonim. Edhe Malota ka luajtur i dëmtuar sot. Kishim marrë masa. Kemi larguar shumë lojtarë nga organika, nuk mund tu heqim këtyre lojtarëve meritën se deri para pak ditësh na bënë të lumtur, 5-0 është shumë e vështirë për Partizanin.

Futbolli është kështu. Ka edhe ditë të këqija. Nuk duhet ta bëjmë dramë. Ne fituam disa ndeshje radhazi, po ne bëmë një paraqitje të dobët sot. Luftëtari e meritoi fitoren, nuk kam çfarë them tjetër,” deklaroi zv.trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje