Strakosha vs Berisha, sfida në distancë e dy shqiponjave për titullarin e portës së Shqipërisë

17 Dhjetor 2017, 13:17Sport TEMA

Ndeshja e radhës për Lacion luhet në Bergamo dhe është interesante nga shumë pikëpamje. Para së gjithash, për klasifikimin, pastaj është edhe çështja e Papu Gomezit, i cili në verë ishte pranë Lacios.

Por mjaft interesant është edhe dueli i portës midis Thomas Strakoshës dhe Etrit Berishës, që të përbashkët kanë rolin e  portierit, kombësinë shqiptare dhe faktin që i njohin mirë ngjyrat bardhekaltër. Prestigjiozja “Gazzetta dello Sport” u ka kushtuar një artikull special dy portierëve kuqezinj.

Numri 1 i Lacios, Strakosha, tashmë një siguri më vete, edhe pse është i datëlindjes 1995, e mbron portën si një veteran. Ka qetësi dhe siguri dhe para një viti dukej e pamundur që ai të kishte këtë nivel. 21 ndeshje, 25 gola të pësuar dhe 5 pritje vendimtare. Paraqitja e tij ka bërë që te Lacio të mos “qajnë” për Berishën, i cili me fanellën e ekipit kryeqytetas luajti 60 ndeshje, ku pësoi 65 gola dhe regjistroi 22 pritje vendimtare, para se të kalonte tek Atalanta.

Për penalltitë e pritura, Strakosha ka ende diçka për të mësuar nga shoku i tij në kombëtare, Etriti. Në sezonin aktual, portieri i Atalantës ka neutralizuar 1 penallti në 2 të dhëna kundër, ndërsa Strakosha ka pritur 1 nga 5 të akorduara.

Sot të dy kanë mundësinë të sfidohen në distancë dhe të tregojnë vlerat e tyre. Nuk bëhet fjalë vetëm për 3 pikët, por edhe për titullarin e portës së Shqipërisë. Sigurisht, Strakosha do të përpiqet t’ia marrë Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje