Milani eshtë mposhtur bindshëm në transferte kunder Hellas Verona me rezultatin e paster 3-0 të dielën në mesditë, tre ditë pasi e eliminoi nga Kupa e Italisë Veronan me te njejtin rezultat.
Caracciolo e hapi serinë e golave pas 24 minutave lojë, duke shënuar nje gol mjaft të bukur me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit.
Në pjesë të dytë, Verona u fut po aq solide si në të parën dhe në minutën e 55-të, Kean shënoi për 2-0 pas një kundërsulmi. Goditjen përfundimtare miqve ua dha Bessa në minutën e 75-të, i cili po ashtu shënoi pas një kundërsulmi të bukur.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Milan humbi edhe një lojtar, pasi Susso u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo ishte humbja e shtatë e skuadrës së Genaro Gatussos pas 17 javëve.
Me shtatë fitore dhe dy barazime, Milani ka mbledhur 24 pikë në vendin e shtatë në renditje.
Ndërkohë, Verona shkon në kuotën e 13 pikëve me këtë fitore, dhe ngjitet në vendin e 17-të.