Xhevahir Sukaj drejt kampionatit kosovar

17 Dhjetor 2017, 17:33Sport TEMA

Xhevahir Sukaj është larguar nga skuadra e Partizanit prej disa ditësh, duke zgjidhur kontratën me skuadrën kryeqytetase. Sulmuesi 30-vjeçar është në kërkim të një skuadre të re, teksa shumë skuadra në Kategorinë Superiore kanë shprehur interesin për ta pasur në ekip.

Gjithsesi mesa duket e ardhmja e Sukajt do të jetë Kosova, teksa Drita e Gjilanit së fundmi e ka vendosur në listën e transferimeve. “Gazeta Olle” shkruan se ekipi kosovar kërkon një sulmues edhe pse gjatë verës transferuan Kastriot Rexhën dhe Astrit Fazliun.

Mësohet se Drita ka pasur kontakte me sulmuesin, teksa është arritur një akord paraprak, edhe pse mbetet që të konfirmohet në ditët në vijim nëse transferimi do të kompletohet.

Sukaj është aktivizuar në 10 ndeshje gjatë këtij sezoni me Partizanin, duke shënuar 2 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje