Luftëtari, Lika: Kemi një ekip që nuk mund të fitojë me këto shifra

17 Dhjetor 2017, 15:27Sport TEMA

Trajneri i Luftetarit, Hasan Lika, ka folur pas fitores se thelle 5-0 kunder Partizanit.

Tekniku i bluzinjve u shfaq i kenaqur pas ketyre tre pikeve te rendesishme, ndersa theskoi se skuadra beri nje paraqitje spektakolare.

Lika pranoi gjithashtu se Luftetari eshte nje ekip qe nuk mund te fitoje me shifrat 5-0, por mbrojta e Partizanit linte per te deshkruar.

“Nuk mund ta quaj fitoren më të bukur të karrierës. Ishte e ekzagjeruar. Sot i kemi shfrytëzuar në maksimum rastet. E kemi treguar që skuadra ka luajtur mirë por nuk e kemi gjetur rrugën e rrjetës. Sot për fat të mirë shfrytëzuam çdo moment dhe u treguam më racional. E dinim që me sulmueset që kemi mund t’i gjenim shpesh herë të papërgatitur. Mendoj që dy ndeshjet e fundit u shpërblyem. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet të kalojmë në eufori. Baze e çdo skuadre për të shkuar te rezultati është loja. Na duhet të jemi të suksesshme dhe në ndeshjet e tjera.

Ne nuk jemi një skuadër që mund të fitojmë 5 me 0 ndaj Partizanit. Mbrojtja e Partizanit gaboi më tepër siç duhej. Jemi skuadër që krijojmë dhe na ka munguar shënimi i golave. Ishim të përgatitur të ishim të kujdesshëm. Unë e kam cilësuar që Partizani është skuadër e fortë. Ndoshta futbollistët e Partizanit nuk e kanë vlerësuar siç duhet ndeshjen.

A e çuat ndërmend ti thoshit skuadrës boll shënuat? Nuk kemi pse themi mjaft. Unë bërë zëvendësime sepse lojtarët ishin të ndëshkuar me kartona. Kërkonim të kontrollonim lojën. Nuk mendoj se duhet të tolerojmë. Unë sigurisht sot jam pjesë e Luftëtarit. Kur mbaron ndeshja pyës gjithmonë për Partizanin. Është hera e parë që fitoj me Starovën. Kur kemi qenë bashkë kemi fituar gjithmonë.

Edhe kur kemi humbur apo barazuar, në përgjithësi analistë të ndryshëm e kanë vlerësuar lojën tonë. Unë kam ardhur me dëshirë në Gjirokastër. Unë shikoja një skuadër që mund të ecte drejt suksesit. Kemi disa nga futbollistët me të mirë të kampionatit. Ne mund ti gëzohemi momentin por jo renditjes. Se jemi në pozita të rrezikshme. Po japim shpresa nëpërmjet lojës dhe rezultati po vjen” , u shpesh Hasan Lika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje