VIDEO/ Shoferi i dehur lëviz në sensin e kundërt, arrestohet në Sauk

17 Dhjetor 2017, 09:12Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka ndaluar një shofer mbrëmjen e djeshme në afërsi të Saukut, ku pas kontrollit ka rezultuar më normë të lartë të alkolit.

Drejtuesi i mjetit ishte duke qarkulluar në sens të kundërt të lëvizjes gjatë kohës kur u ndalua nga policia.

Ne faqen e saj zyrtare në facebook policia e shtetit ka publikuar videon ku  shihet qartë se drejtuesi qarkullon në kundërshtim të plotë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar kështu jetë njerëzish.

“1.14 mg/l. E pa pranueshme.

Drejton mjetin ne gjendje teje te dehur, qarkullon ne sensin e kundert te levizjes duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rrugës”, shkruhet në mbishkrim të videos së publikuar në faqen zyrtare në “facebook”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje