Ka nje angazhim te forte ne kete perballje te opozites PD-LSI kunder kryeministrit Edi Rama dhe mazhorances, nderkohe qe pjesmarrja pritet te jete e ulet dhe per shkak te demotivimit qe ka ardhur nga lajmi i mbremshem.
Mesohet se mbyllja zyrtare e dosjes “Habilaj” nga ana e Prokurorise se Katanias, e cila nuk ka ne asnje rresht prove per Saimir Tahirin, madje as ta permende, ka ulur ritmin e pjesmarrjes ne proteste.
Por Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim jane shprehur te vendosura zhvillojnë sot një protestë masive kundër mazhorancës së Edi Ramës.
Opozita e bashkuar tregon forcën kundër Partisë Socialiste në pushtet. Ky është tubimi i parë i madh i PD-LSI kundër Ramës.
Protesta do të nisë në orën 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë, aty ku në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm.
Pikërisht çështja e kryeprokurorit thelloi përplasjet mes pozitës dhe opozitës, pasi kjo e fundit nuk e mbështeti vendimin e mazhorancës për Kryeprokuror të Përkohshëm, duke e cilësuar këtë të fundit politik.
Zhvillimet orë pas ore:
Qindra simpatizantë nga i gjithë vendi nisen drejt Tiranës
Kukës: Nga qarku verilindor, i cili njihet si një bastion i djathtë, janë nisur drejt Tiranës vetëm 400 simpatizantë.
Elbasani-Niset në 08.30 një autobus para selisë së PD. Asnjë drejtues i degës së PD dhe asnjë nga këshilltarët e PD me protestuesit. Ndërkohë, nga zyrat e LSI në Elbasan pritet të nisen rreth 300 protestues.
Lezhë: Po vijnë drejt kryeqytetit rreth 1500 simpatizantë.
Dibër: Janë rreth 1500 simpatizantë që po udhëtojnë drejt Tiranës.
Berat: Rreth 100 persona nisen drejt Tiranës.
Fier: 700 simpatizantë të PD do t’i bashkohen protestës
Korçë: Nisen drejt kryeqytetit 50 persona
Sarandë: Niset një autobus me 30 simpatizantë
Gjirokastër: Janë nisur 150 simpatizantë
Shenim: Keto jane shifra te dhena nga vete organizatoret, ndoshta dhe te pritshmet!
Sot seanca e fundit e 2017, Kuvendi voton për Kryeprokurorin e ri
Parlamenti do të hedhë në votim në seancën e sotme projektvendimin për caktimin e prokurorit që do të ushtrojë përkohësisht funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm. Janë tre emra që do të hidhen në votim: Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezaj, nga 7 persona që paraqitën kandidaturat.
Ndërkaq, Besnik Muçi, Granit Shahu, Arqile Koçi dhe Artur Selmani u skualifikuan nga gara, pas verifikimeve të bëra nga komisioni i Ligjeve, lidhur me kriteret ligjore. Pas skualifikimit pati edhe pakënaqësi, kryesisht nga kandidati Muçi, i cili deklaroi se i përmbushte 15 vite punë si jurist, ashtu sikurse e parashikon edhe ligji.
Madje ai u bëri thirrje ambasadave të SHBA e BE të bënin verifikime mbi përzgjedhjet e Komisionet të ligjeve. Projektvendimi i sotëm pritet të votohet me shumicë të thjeshtë, ndërsa kjo është seanca e fundit plenare për vitin 2017.(TemA)