Ish-deputetja e PD-së sqaron lidhjen me kryeprokuroren Arta Marku: Ajo është model, ata që e përgojojnë duhet të skuqen

20 Dhjetor 2017, 12:36Politika TEMA

Ish-deputetja demokrate Albina Deda, ka thënë se është e vërtetë që ka lidhje familjare me kryeprokuroren e re, Arta Marku.

Ajo thotë se ajo është një model dhe ata që e përgojojnë, duhet të skuqen nga turpi.

Reagimi i Albina Dedës

Zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme ka bërë që gjithë këto ditë të kem qenë rëndom e lakuar në media, portale e rrjete sociale ndaj obligohem të sqaroj sa më poshtë:

-Është shumë e vërtetë se Arta Marku është njeri i afërt i familjes time dhe për këtë jam krenare. Kam qenë dhe jam pranë saj çdo moment dhe indinjohem thellë nga përgojime e hamendësime të pabaza dhe shpifje të rëndomta ordinere që bëhen ndaj saj.

-Unë nuk jam konstitucionaliste dhe as juriste por ajo që mund t`i servir hapur gjithë miqve dhe publikut është fakti se personaliteti dhe integriteti moral e profesional i prokurores Arta Marku është një model i cili i bën nder në çdo rast sistemit të drejtësisë.

-Arta Marku është po ashtu modeli i familjares së përkryer, i një zonje shembullore për familjen e saj, të afërmit dhe miqësinë.

-Prejardhja dhe geni familjar i Artës duhet t`i bëjnë të skuqen ata që intrigojnë dhe hamendësojnë të paqena. Ndër brezni familjare ajo shquhet për atdhetari, nder, dinjitet, bujari, sojni e krenari të cilat i ka manifestuar dhe do i manifestojë me konseguencë dhe në këtë post të lartë.

-Unë i përkas pa u lëkundur asnjë çast opozitës, asaj opozite anti-komuniste, jo përfituese e jo abuzuese dhe insistoj për një reformim të sistemit në tërësi dhe atij të drejtësisë në veçanti.

Por sistemin e bëjnë njerëzit dhe Arta Marku ju siguroj se është njëri nga personat e duhur që kuron me guximin, ndershmërinë e profesionalizmin këtë sistem të përçudnuar nga klonet e shëmtuara të diktaturës që akoma e sundojnë.

Edhe njëherë proklamoj simpatinë time të pakursyer për Arta Markun dhe besimin se do ta tregojë shumë shpejt se është e drejtë dhe pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit pavarësisht nga vjen e ç’emër ka.(TemA)

18 komente në “Ish-deputetja e PD-së sqaron lidhjen me kryeprokuroren Arta Marku: Ajo është model, ata që e përgojojnë duhet të skuqen”

  1. Fatosi-kosove says:

    Ju uroi juve zonje e nderuar e poashtu edhe prokurores se shtetit urimet me te mira,jo vetem keto te fund vitit,dhe ketu shpreh mirenjohejn dhe respektin ndaj jush dhe familjes e rrethit tuaj,por sinqerisht kam frike se nga ky moment do te gjindesh nen sulmet e atyre qe dikur te kishin “kolege” te partise,jane te shumte ne grupin ku bejne pjese por fale zotit e kthjelljes se shqiptareve jane vetem nje grusht legenesh apo qenefi siq jane dy kryetartet tuaj te dikurshem e te tashem et PD-s,e vazhdon me shkop noken spiunun serb,salijanin qe mbane qendrim gjakpirsi pas çdo vrasje,apo paloka,strazimiri,braho,bylykbashi qe ka disa dite eshte strukur dike dhe spo i ndihet era,apo edhe “demokratet” e ri si monike krykarmadhi,luan rama,apo ajo beba deputete mehmeti dhe disa te tjere,prandaj qendro fort e nderuar se gomari shkelmon fort ne sekondat e jetes,ndoshta duhet ta dish se para disa vietsh kishte shume gomare e keto vitet e fundit numri i tyre eshte ne ramje e besa edhe ne zhdukje,kam degjuar se diku ne serbi egziston nje ferme domaresh por qe atje prdhohet djath nga ndjersa e tyre,e ketyre gomareve te vendit tone nuk ju hahet as mishi,jane vertet kafshe te papara,kujdes aman zonje se dijne te bejne edhe me keq siq bane me Olldashin.

  2. shigjeta says:

    Kujt ia thua ?? Keshtu ne pergjithesi dhe kujtdo ?? Jo moj vajze , drejtoju Sali Berishes Lulit dhe Kryemadhit, cubes prej kartoni , a njeh cuben prej kartoni ?? eshte Kryemadhi , qe sa te filloj mbarazi vettingu dhe kerkimi i llogarise , do autodeklarohet ” zonja e pare ” e “kokmadhit te pare “, ose zonja e kryehajdutit , po shpetuan dhe atje , se me sa shikoje une skane vrime miu ku te futen …………

  3. vito says:

    SUKSESE kryeprokurores , por zonj kusheriren tende e zgjodhen te majtet partia jote e gjuajti me kpuc kujdes kur flet per te shkuaren se kta qe e votuan mikeshen tende e nderruan sistemin me ndergjegje jo te persekutuarit dhe antishqiptaret qe mendon ti , ata i gjen tek partia jote te ter ,per ty nuk e zgjidhte njeri se ti se meriton por e zgjodhen per ate qe esht ajo vet.

  4. Malsori says:

    z.Albina!Kete preference kaq te mire qe ke per Zj,Marku thuaja Saliut (se Luli eshte kot,celsar e kulles barit ka) se mund te te besoj si pjese e klanit te PD-es qe je,por problemi eshte tek frika nga krimet qe kane bere klani juaj dhe i Like floririt prandaj u be si e cmendur Monika.Malsori.Boston.

  5. Tralala says:

    Me mire te mos ishe shprehur se prish pune. Te kemi degjuar edhe me pare me ato xhevairet e tua. Ti flet per integritet e profesionalizem maksimal duke harruar se je rritur ne nje treve ku deri 20 vite me pare femra s’kishte asnje te drejte. E Kam fjalen per kulturen tende te vleresimit. Kryeprokurori shqiptar duhet te vleresohet Jo nga ti, se si kullot lopet, por nga keshilli I prokurorve apo homologet e tij ne vendet evropiane.

  6. "BOHOTINA" says:

    Znj. Albina! As te njoh fare, por me kete postim tendin me le mbresa. Te gjitha i ke thene tek paragrafi i trete nga fundi. Bravo. Eshte nder t’ i perkasesh te djathtes te vertete dhe jo noe komunisteve, kinse u shnderruan ne demokrate per te shkaterruar, vrare e grabitur… Bukur thua: “Une i perkas opozites anti komuniste, jo perfituese e jo abuzuese etj……!”

  7. murat kepa says:

    Albina,a eshte e martuar kjo,apo bashkejeton,se ne Miredite zonjat marrin mbiemrin e burrit,apo fisi i burrit jane toca komunista????

    1. SHABA says:

      Murat, paske ngel ne epoken e gurit.

  8. ali vlora says:

    Suksese zonjes MarkU ! Edhe une e di qe vjene nga gjak fisnik e bujar. E uroj si burrnesh qe eshte dhe i uroj suksese te sinqerta.Tung te gjitheve te cfare lloj mendimi.

  9. Luli says:

    Fatosi kosove nuk shkruhet SIQ por SIÇ.

  10. Apo jo? says:

    Sa dalin nga PD vijne ne vete.

  11. Zonje berishiste(e djathte komuniste)i lini keto mbrockulla se boll ndigjuam per 50 vjet se ishte nga familje partizane e komuniste dhe tani kemi 25 vjet qe e drodhet dhe ndegjojm se i perket familjes se persekutuarve apo balliste e lloj lloj palacolleqesh.
    Mjaft me biografit,por puna eshte sa e afte do te jet te hap dosjet e sojit tend te ashtuquajtur te djathte qe keni bere kerdin ne keto 27 vjet sa e zonja do jet te zbuloj karkalecin lsi qe eshte leshuar neper te gjitha fushat dhe ka ber kerdin me keq nga karkaleci jeshil,dhe sa trime do te jet te hapi edhe dosjt e ketyre qe jan ne qeveri
    Prandaj lerini rrahjet e gjoksit se eshte kushurira jote se ty te pame sa ishe lepirse e saliut,kete lete ta njohim dhe te krijoj figuren e saj.

  12. katarakti says:

    Po a nuk kishte mundesi qe ne vend te nje kryeprokuroreje me rrenje e dege me partine demokratike, Edi Rama te zgjidhte dike pa parti, te afte dhe te respektuar, ose ne fund te fundit dike nga maxhoranca aktuale. Perse duhej ta zgjidhte PD-iste?! Perse rri gjithe kohen duke falenderuar dhe mburrur Bashen, Llallen e kompani, ne vend qe tu tregoje vendin mashtruesve dhe te paafteve?! Se kam frike se ky qendrim deshmon se ne Shqiperi nuk do te kete kurre drejtesi per “peshqit e medhenj” qe e rrenuan kete vend, nuk do te kete drejtesi per 21 janarin, 18 shtatorin, Gerdecin, Trebicken etj etj, por do hyjne ne burg vetem ata qe nuk paguajne dot ujin se nuk kane para.

  13. Spartaku says:

    Bravo ish deputete e pd-ke.Ke thene gjera shume te mira per Arten,e cila i meriton. Kemi shpresa se Arta Marku do te mbaj drejtesi,dhe do te luftoi korrupsionin dhe njerzit e korruptuar.Arta,ka mundesi qe te zgjidhet kryeprokurore nga KLP.

  14. ...////// says:

    NUK esht nevoja te mburresh ti me kushuriren tende , ti i perket partis antishqiptarve dhe sa par komunistet laj gojen kur flet se ishin njerez atdhetar qe sakrifikuan per kte vend me mish e me shpirt dhe perfituat ju llumi kombit , mos u mburr me te paret e tu , nese je e persekutuar nga sistemi shkuar mos u gzo se te persekutuarit fill mbas lufte ishin tradhtaret dhe llumi kombit qe luftonin per interesat e te tjerve kunder kombit dhe popullit te vet , esht turp te mburresh me tradhtaret me cubat e maleve qe vrisnin gra e njerez te pa fajshem dikur , tradhtia nuk justifikohet se deshen demokraci , ata te paret ishin injorant pa shkoll nuk dinin nga lidhej gomari po i merte me vete bajraktari dhe i zinte nata per nje viç jasht , sot dalin heronj , ata nuk e kishin haberin çfar benin dhe ku shkonin , kur te flasesh per komunistet laj gojen deshtoi sistemi, por komunistet ishin si ne te tjeret te fundit ne pretendime dhe te paret ne sakrifica , prandaj e rrexuan vet komunistet ate sistem se u ndjen te pa vlersuar , ti vet moj zonj ke qen nje deputete per te ardhur keq , nese kjo kushurira jote kryeprokurore esht si puna jote nuk i dihet si do perfundoj , nese esht ndryshe korrekte ne punen e vet do bej hajer,ishalla ste ngjan ty , se ti ke qen me keq nuk ka ku vete. ty nuk na mer malli kurr te shikojm prap ne parlament ,

  15. Dodona mbi Tomorr says:

    Bukur fole per kusheriren , por ajo pamja e djeshme ! Mu duk sikur ai shembulli yt qe godite kryeministrin e vendit me ate “letren e lagur” sikur u trash aq shume sa letra u shndrua ne flakhedhese e bomba tymuse e cizme e kepuce qe goditen edhe kusherirentende .Ja pra c’gjurme ke lene edhe ti ne parlament ! Me keto do te ndeshet kusherira per te vendosur drejtesi ! Te shpresojme!?

  16. Dodona mbi Tomorr says:

    Bukur fole per kusheriren , por ajo pamja e djeshme ! Mu duk sikur ai shembulli yt qe godite kryeministrin e vendit me ate “letren e lagur” sikur u trash aq shume sa letra u shndrua ne flakhedhese e bomba tymuse e cizme e kepuce qe goditen edhe kusheriren tende .Ja pra c’gjurme ke lene edhe ti ne parlament ! Me keto do te ndeshet kusherira per te vendosur drejtesi ! Te shpresojme!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje