Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vehbi Veliaj, ka kallëzuar penalisht në prokurori 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë, duke i akuzuar ata si personat përgjegjës, të cilët, duke shpërdoruar detyrën, kanë penguar dhe zvaritur në mënyrë të qëllimshme proceset ligjore që ajo ka marrë për të fituar “Dëshminë e trashëgimisë” në masën ½ të babait të saj.
Kallëzimi i shtetases suedeze i është dërguar drejtpërdrejt kryeprokurores së re Arta Marku, të cilën Anna Nordstrom e ve në dijeni për këtë çështje, njëkohësisht me drejtuesen e ONM-së Ginovefa Calavera, drejtuesen e Komisionit të “Vettingut” Genta Bungo dhe dy amabasadorë të huaj në Tiranë: Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Sipas kallëzimit që Shqiptarja.com e disponon të plotë, mes personave të kallëzuar është dhe vëllai nga babai i Nordstrim, shtetasi Ferik Veliaj, ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, ish-drejtori i antikorrupsionit Ivi Kaso.
Shqiptarja.com mëson se, mes gjyqtarëve të kallëzuar në prokurori, janë Shkëlqim Miri, i arrestuar për korrupsion, Agim Bendo, Elona Muça etj, ndërsa mes prokurorëve janë Sokol Malaj, Besim Hajdërmataj, Enkeleda Millonaj, Daniela Sula etj.
Nordstrom kërkon nga prokuroria që ndaj këtyre njerëzve të drejtësisë të nisë hetim penal dhe disiplinor.
“Po ju drejtohemi me këtë kallëzim, për një çështje civile me objekt “Padi trashëgimie” e cila zvarritet me dashje nga ana e gjyqtarëve në bashkëpunim me prokurorët, që nuk i hetojnë për arsye korruptive të dukshme.
…unë, qytetarja Suedeze Anna Vebi Nordstrom duhet të sorollatem 7 vite për një “Dëshmi Trashëgimie” të babait tim.
Një veprim i tillë mendoj se nuk ndodh as në Zimbabve, Zambia apo Kongo.
Madje edhe vetë ligji i xhunglës e respekton të drejtën hyjnore për të patur një nënë dhe një baba, ndërsa gjyqtarët shqiptarë kanë 7 vite që më sorollatin, duke më mohuar babanë dhe për të më vjedhur pasurinë, që lind nga e drejta e trashëgimisë…”-thotë në kallëzim vajza e Vehbi Veliajt.
“Asnjëherë prokuroria e shtetit nuk ka denjuar të hetojë këtë grup gjyqtarësh të korruptuar, të cilët, jo vetëm që e zvarrisin procesin, duke u dorëhequr njëri pas tjetrit, por japin edhe vendime në mashtrim të ligjit, kur ata i detyron Gjykata Kushtetuese”-thotë më tej Anna Nordstrom në kallëzimin e saj paraqitur kryeprokurores Arta Marku.
Në fund, kallëzimin e saj Nordstrom e mbyll duke pyetur se edhe sa vite jetë duhet të humbasë për njohjen e babait të saj, të cilin ia ka njohur Gjykata suedeze në vitin 1973, por që, në vitin 2013 e në vazhdim, ja kanë mohuar gjykatat Shqiptare, pasi janë tërhequr me dhjetëra gjyqtarë nga gjykimi i kësaj çështje?
SK RASTI I KESAJ VAJZE KA ME MIJRA NE SHQIPERI .
Filloi , por të shohim vazhdimin e filmit , se mos na bëhet prap TELENOVELE , me shumë seri . Kryeprokurore . Këta të PADITUR , janë MAFIE , madje edhe më e rrezikshmja , mbasi njofin më së miri ligjet , për me i sorrollat e rrëshqit , siç duan , edhe problemet e veta . Me këtë kategori duhet zbatuar Ligji ANTMAFIA që në fillim . Sekuestro gjithë pasurive , sepse janë të akuzuar për veprime të paligjshme , pikërisht ata që i kemi dhënë rrogën ( sepse nga taksat tona e morën ) me zgjidh punë e vendos drejtësi . I hoqe bazën ekonomike , jo vetëm këtyre , por të gjithë kriminelëve të çdo kallupi , trafikantë , hajdutë , zyrtarë të korruptuar , pastrues parash të pista që shkatërrojnë dhe shpërfytyrojnë ekonominë e lirë të tregut dhe konkurencën e drejtë e të ndershme , i ke heq suportin më të madh e më të rrezikshëm , mbi të cilin mbështesin ç’farëdolloj kërcënimi për drejtësinë , dëshmitarët e tjerë . Po nuk i hoqe bazën ekonomike , gjithmonë këta kriminelë do të jenë UNTOUCHABLE . Në këtë aspekt tolerancën dhe liberalizmin , si dhe ndërhyrjet politike e të ç’do ngjyrimi DUHET medoemos ti shumzosh me zero , sepse në të kundërt , jo vetëm Ju , si kryeprokurore , por të gjithë prokurorët , do të përballe n me pamundësi veprimi në favor të drejtësisë .
Te lumte dora moj zonje!
Nuk i njohe te gjithe banditet e drejtesise qe te kane rene ne qafe, por nje prej tyre kam patur rast ta provoj ne lekure,
Sokol Malaj, nje perbindesh i pa ngopur me hajdutlleqe, pa moral, pa ligj, pa asnje skrupull. Ka lene pa fjale koleget e vet qe mbasi kishin perfunduar hetimet per çashtje me shkelje flagrante te ligjit, gati per ti çuar ne gjykim, ky bandit i mbyllur mbyllur, pa u druajtur nga palet e demtuara, nga koleget dhe nga e drejta. Nuk di ku eshte sot, shpresoj dhe besoj qe nje dite te pergjigjet per pislleqet. Sado ti fshehi ato qe ka marre, nuk mundet ti fshehi te gjitha, jane shume.
Shikoni mirë moj zonjë se mos ka dalë ndonjë familjar më i ngushtë nga ju dhe qe nuk e njihni fare as ju dhe as babai juaj i ndjerë. Atje është vendi i hajdutit, korruptuarit,drogaxhiut, prostitutes.prandaj ka ngelur dhe do te ngelë pas botes.
Reforma e vetme efikase per drejtësinë shqiptare,???Bomba atomike.
Anna,ne cilin vend arab fonxionon drejtesia apo ligji!!!???
ne nje fare mase,duhet te ndjesh neveri[pasi je edhe vet gjysmearabe bije e Vehbiut dhe mbese e Furrikut] per origjinen tende….
ne Greqi
Vetem Bomba Atomike dhe asgje tjeter!
E pyata nje kolege nga Tirana ! si e komenton politiken shqipetare ? me tha shum keq … po na vjen Edi Rama e do te rrjepe lekuren me drejtesi po Sala u plak se nuk mundet akoma te na jep , vjodhem per 20 vite… tani me ska dhe nuk e dije se cka do te ndodhe… them se prokurorja e perkoheshme qe i u eshte drejtuar zonja Suedeze do te ket fatin e zbardhjes se trashegimise …. shpresa vdes e fundit…
Po dashnoren e babait, pse nuk e denoncon ? Nuk po ia themi emrin, sepse eshte grua e martuar, por gjithe Tirana e dinte, siç e dinte edhe qe parate ia ka ngrene ajo me fondacionin e saj.