Përmbytjet në Kamëz, Xhelal Mziu shpreh mirënjohje ndaj Policisë: U gjendët pranë familjeve në nevojë

23 Dhjetor 2017, 13:48Sociale TEMA

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka shprehur mirnjohjen ndaj policisë lidhur me gadishmërinë e tyre për të qenë pranë familjeve në nevojë gjatë përmbytjeve.

Përmes një letre falenderimi, Mziu i është drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ku ka shprehur dashamirësinë për punën e tyre.

Letra është bërë publike nga vetë institucioni i policisë:

“Drejtoria Vendore Policisë Tiranës ka marrë një tjetër falenderim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë nga ana e Policisë përsa i përket përmbytjeve të ndodhura në qark dhe sensibilizimi në familjet e përmbytura duke ofruar mbështetje dhe kontribut vullnetar.

Në shkresën drejtuar Drejtorit të Policisë Tiranës z.Ardi Veliu, Bashkia Kamëz me Kryetar z. Xhelal Mziu, ka shprehur falenderime të sinqerta për kontributin në situatën e vështirë që po kalon komuniteti i Bashkisë Kamëz si shkak i përmbytjeve të fundit.

Gjithashtu shprehet falenderim për gadishmërinë e treguar nga ana e Policisë të cilët i janë gjendur pranë familjeve të përmbytura duke ofruar ndihma të shpërndara vullnetarisht.

Bashkia Kamëz shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit dhe zbutjen e pasojave nga çdo rast tjetër që mund të përballen qytetarët!” shkruhet në letër. (TemA)

2 komente në “Përmbytjet në Kamëz, Xhelal Mziu shpreh mirënjohje ndaj Policisë: U gjendët pranë familjeve në nevojë”

  1. MamaDrita says:

    POLICIA E SHTETIT ËSHTË VEPËR E ATI ÇUNIT???
    ÇUNO! U KTHEFSH FAQE-BARDHË!
    BRAVO ÇUNA????????

  2. Dino says:

    Bravo, çuna!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje