Policia e Fierit ka prangosur një 51-vjeçare e cila shkoi në burg për të parë të birin por përfundoi edhe vetë pas hekurash.
Ajo tentoi t’i fuste në burg djalit 4 telefona celularë të cilat i kishte fshehur mes ushqimeve.
Ngjarja u regjistrua në burgun e Fierit ku burime zyrtare njoftuan se bëhet fjalë për Olimbi H.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:
-Olimbi H., 51 vjeçe, banuese në Fier.
Arrestimi i saj u bë pasi ka tentuar të fut në IEVP Fier, bashkë me ushqimet dhe 4 aparate celularë djalit të saj të burgosur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burgim” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 324/a/1 dhe 22 i Kodit Penal.(TemA)
Beme baba te te ngjaj i thoshin dikur…tani jane bere nenat me keq.