Zjarri masiv në Kaliforni dogji sipërfaqe më të madhe se Nju Jorku, Parisi dhe Brukseli të marra së bashku

23 Dhjetor 2017, 15:12Bota TEMA

Zjarri vdekjeprurës që ka shkatërruar mëse 1.000 godina në Kaliforni, konsiderohet tashmë si më i madhi në historinë e regjistruar të shtetit.

Zjarri i pagëzuar me emrin Thomas, për shkak të pikënisjes së tij në kolegjin Thomas Aquinas, ka djegur tashmë një sipërfaqe më të madhe se 1000 km2, një zonë më e madhe se Nju Jorku, Brukseli dhe Parisi të kombinuara së bashku.

Flakët filluan të përhapeshin në Santa Paula në fillim të dhjetorit dhe tashmë janë zhvendosur drejt bregut perëndimor. Mijëra forca të zjarrfikëses janë angazhuar në luftën për të vendosur flakët nën kontroll.

Ndërkohë shkencëtarët thonë se përhapja e shpejtë vjen si pasojë e ndryshimeve klimaterike dhe shtimit të ndërtimeve në zona të pabanuara.

Zjarri Thomas është mundur të kontrollohet deri në masën 65% dhe pritet që të ngadalësohet falë shtimit të shirave dhe mungesës së erërave. Flakët vijnë pas një serie zjarresh vdekjeprurëse që kanë përfshirë Kaliforninë gjatë muajve të fundit, ku për pasojë, mbi 40 persona kanë humbur jetën dhe mbi 10.000 shtëpi janë djegur. (OraNews)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje