U akuzua se anonte kundër Trumpit, Washington Post: Pas kritikave zyrtari i FBI-së del në pension

24 Dhjetor 2017, 12:01Bota TEMA

Zëvendësdrejtori i agjencisë amerikane FBI, Andrew McCabe, planifikon të dalë në pension në fillim të vitit të ardhshëm, pas më tepër se një viti të kritikave nga republikanët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe presidenti, Donald Trump, ka raportuar dje e përditshmja Washington Post.

Agjencia FBI ka refuzuar të bëjë komente.

Republikanët në kongres e kanë akuzuar zotin McCabe se anonte kundër Trumpit.

Republikani Chuck Grasley, kryesues i Komitetit të drejtësisë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, më herët këtë javë u tha gazetarëve se do të dëshironte ta shihte zotin McCabe jashtë FBI-së.

McCabe ka shërbyer si ushtrues i detyrës së drejtorit të agjencisë FBI, pasi Trump e shkarkoi ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, në muajin maj.

Gazeta Washington Post ka raportuar se McCabe planifikon të dalë në pension pas fillimit të muajit mars të vitit të ardhshëm, kur ai i plotëson kushtet për pension të plotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje