“Përveç fesë, me arap’t s’na lidh kurrgjë”: Islami e shqiptaria, një zënkë e përhershme?

25 Dhjetor 2017, 10:38Sociale TEMA

Pleqtë tanë tradicionalë, të paarsimuar dhe të pangarkuar me asnjë ideologji, madje as me atë kombëtare, por besimtarë po, të cilët e kishin vizituar Mekën, pas përjetimeve të atjeshme, i kam dëgjuar më shumë se njëherë të thonë: «Pos fesë, ne me arap’t s’na lidhë kurgjâ». Pse tash duhet të jetë ndryshe? Pse të mos i vlerësojmë kombet dhe shtetet për nga autoritarizmi a demokracia e tyre, roli i tyre pozitiv a ngatërrestar në botë si dhe për nga qasja që kanë ndaj vendit tonë – na duan të tillë çfarë jemi, apo duan të na modelojnë sipas dëshirave dhe interesave të tyre?

Nga Dush Gashi

Fjala «islam» lidhet edhe me fjalën «paqe». Në botë është vështirë të gjesh një mendim më paqësor e më humanist se ky: «Në qoftë se dikush vret dikë që s’ka vrarë askënd, apo atë që në botë nuk shkakton trazira, – sikur t’i ketë vrarë të gjithë njerëzit».

Por, shqiptaria (shqiptarizmi) disi është në mospajtime të përhershme me islamin. Apo, më saktë: me ato që përpiqen të na i paketojnë bashkë me islamin. Me lejimin e përhapjes së islamit radikal shkruam një faqe të zezë në historinë tonë kombëtare, ndërsa as këtij të «moderuarit» nuk po ia bëjmë vendin si duhet.

Disa autorë shqiptarë, me gjithë qëllimin e mirë për të demaskuar islamin politik, shkojnë tepër larg në këtë drejtim, sa mendojnë se duhet stigmatizuar gjithçka që mban shenjë islame e arabe. Ndonjëherë, në mënyrë përçmuese e cilësojnë si «besim i beduinëve të shkretëtirës», thua se të jetosh në shkretëtirë nuk është njësoj si të jetosh kudo tjetër në një mjedis me burime më të pakta e kushte më të vështira të jetesës. E pavërteta nuk është mjeti i duhur as për qëllime të mira!

Ngritja e hovshme

Islami, në hovin e ngritjes së tij nuk është përhapur vetëm me shpatë. Po të mos ishte joshës edhe me ide e organizim shoqëror, nuk do të arrinte të shtrihej në territore të cilat deri atëherë i mbanin dy perandoritë më të mëdha të kohës – Bizanti e Persia. «Është kjo sikur sot eskimezët të nisnin ekspedita pushtuese kundër SHBA-ve e Rusisë», bën një krahasim një historian perëndimor. Nën flamurin e islamit, «për pesëdhjetë vite, beduinët, fise barinjsh nomadë në shkretëtirë, kanë punuar në administratë shtetërore, ndërsa për dyqind vjet kanë arritur deri në Spanjë», thotë një historian amerikan.

Ka shumë histori që dëshmojnë për këtë civilizim të lartë. Megjithatë, meqë jam larg të qenit njohës i mirë i historisë së besimit e të civilizimit islam, preferoj ta tregoj këtë në vazhdim, duke besuar se burimin dhe vërtetësinë e saj nuk e konteston askush – dokumentarin «Kalifi» (Halifa) të televizionit Al Jazeera Balkans, ndërsa ngjarjen e tregojnë me dallime të vogla edhe faqet fetare në internet. Historia thotë se, kur kalifi Omer, pasardhësi i dytë i profetit Muhamed pas Ebu Bekrit, pasi ushtritë e islamit e kishin pushtuar pjesën më të madhe të Levantit dhe qytetet kryesore të tij, e kishte rrethuar Jerusalemin, patriku Sofron i këtij qyteti nuk kishte ushtri. Ai kishte propozuar armëpushim, me kusht që Omeri personalisht të vijë në dorëzimin e Jerusalemit.

Vetëm për Jerusalemin, i cili atëherë e deri sot konsiderohet si vend i shenjtë për tri besimet e mëdha monoteiste: judaizmin, katolicizmin e islamin, Omeri ka qenë i gatshëm të niset në udhëtimin e tij të parë e të fundit si kalif. Ka shkuar në gamile, vetëm me një ndihmës, Eslemin. Kur kanë arritur në Jerusalem, i ka ardhur rendi Omerit që ta tërheqë gamilen, ndërsa Eslemi të shkojë hipur. Në qytet ka hyrë në këmbë. Patriarku Sofronie Omerit i ka dëshiruar mirëseardhje dhe ia ka dhënë çelësin e qytetit dhe pastaj e ka ftuar në lutje në Bazilikën e Varrit të Shenjtë, kishën më të shenjtë të të krishterëve.

Por, Omeri ka thënë se nuk do të lutet në të. Kur patriarku e ka pyetur pse, Omeri është përgjigjur: «Në qoftë se unë lutem aty, myslimanët do të vijnë dhe do të duan të luten aty. Do t’ua marrin kishën, kurse unë dua të mbetet e juaja».

Në vend të saj, Omeri është lutur në afërsi të kishës. Më vonë në atë vend është ngritur xhamia, e cila e mban emrin e kalifit. Deri me ditën e sotme, kopja e zotimit, të cilën Omeri ua ka bërë të krishterëve të Jerusalemit për mbrojtje të jetëve të tyre, pasurisë, kishave dhe kryqeve dhe të bashkësisë fetare, mund të shihet në muret e kësaj xhamie. Jerusalemi ishte bërë qytet, në të cilin bashkërisht mund të ekzistojnë të gjitha besimet fetare. «Ka aq shumë tregim për Omerin, komandantin puritan, por në rrugë drejt Jerusalemit ai është paraqitur në dritën më të mirë», vlerëson një historian.

Pasi myslimanët kanë marrë tërë kontrollin mbi Levantin, ata janë nisur në perëndim dhe e kanë pushtuar Egjiptin. Sipas po të njëjtit dokumentar, në lindje ushtria e kalifit ka triumfuar ndaj Sasanidëve afër El-Kadisit dhe është nisur drejt kryeqytetit të tyre, Ktesifon. Atë kohë ka qenë qyteti më i madh në botë. Në tetor të vitit 644, në kulm të fuqisë, deri sa po e falte sabah-namazin, Omerin e vret një rob i pakënaqur persian. Por, çasti tek i cili dua të dal, ka ndodhur vite më vonë.

Kthesa historike

Në ndërkohë, treguar në pika të shkurtra, ndodhin kryengritje kundër vetë kalifatit, kalifi Osman vritet nga vetë dora e myslimanëve. Në një gjendje kaotike në Medinë, nën presionin e kryengritësve, Aliu, kushëri e dhëndër i profetit, bëhet kalifi i katërt, shpallje të cilën shumica e myslimanëve nuk e pranojnë, ndodh lufta e parë qytetare në mesin e myslimanëve, por jo edhe e fundit. Kryengritësi Muavija, sundimtari i Damaskut, arrin të fusë përçarje në ushtrinë e kalifit, disidentët nga e cila edhe e vrasin. Është janari i vitit 661 dhe, pas tri dekadash, epoka e kalifëve rashidunë ka marrë fund.

Profesori jordanez i historisë së Islamit, Saleh az-Zanadiqa ka një vlerësim për këtë moment kyç në historinë e Islamit: «Ka shpërthyer konflikti ndërmjet kalifit, njeriut të rreptë e të devotshëm, dhe Muavijas politikisht të mençur. Me këtë shohim në vepër triumfin e politikës mbi modestinë e devotshmërinë.» Muavija nga konflikti del si fitimtar dhe e themelon kalifatin e Emevive. Dinastia e re nuk ishte para së gjithash fetare, dhe kalifati gjithnjë e më shumë i përngjante monarkisë. Modestia dhe devotshmëria, pra, lëshojnë rrugë para politikës.

E njëjta gjë ka ndodhur pak a shumë edhe me besimin katolik. Ndonëse krishterimi është reformuar dhe sot, mendoj se papës aktual meriton t’i dëgjohet secila fjalë që e flet (siç e meritojnë, sigurisht, edhe shumë dinjitarë e mendimtarë të islamit), gjatë shumë shekujve nuk ka qenë «vëllazëri e lirë, e përshkuar me besim, shpresë e dashuri», siç ishte në fillimet e tij. Erich Fromm, në librin e tij «Dogma mbi Krishtin», bën të ditur se më vonë, kur kanë ndryshuar rrethanat historike e, sidomos, pasi që krishterimin e kanë përqafuar edhe të pasurit dhe pushtetarët, atëherë është shfaqur monarkia absolute dhe feudalizmi. Më vonë, për të mbrojtur dogmën dhe pushtetin absolut, është krijuar edhe inkuizicioni i tmerrshëm. Me një fjalë, shtetet e sotme të botës islame sigurisht se më parë janë krijesa politike, se sa fetare. Madje, vetë Arabia Saudite, e cila zyrtarisht e ka Kuranin në kushtetutë dhe sheriatin ligj, sipas disa organizatave perëndimore vlerësohet ndër shtetet më totalitare të botës.

Pse atëherë myslimanët tanë duhet të jenë të preokupuar më shumë me shtetet arabe, apo me Turqinë, se sa me të gjitha shtetet tjera të botës? Po t’i shikosh disa portale tona në internet, ndonëse kanë edhe lajme nga vendi e bota, megjithatë fokusimi aq i fortë i tyre në shtetet arabe, një njeri të pa udhëzuar do ta bënte të mendojë sikur edhe ne përkasim atje? Po të ishin këto portale të dedikuara për ata që për shkak të profilizimit të tyre profesional të politikës së jashtme e përcjellin politikën e shteteve të lindjes, edhe do të kishte kuptim. E keqja është se ato i dedikohen një publiku të gjerë dhe se «ne përkasim andej» mund t’i bëjë të mendojnë edhe shumë të rinj, të cilët me arsimimin e paktë që mund të kenë zor se do të mund t’i vënë këto lajme në një kontekst të duhur e të pranueshëm për ne. Kur kësaj i shtohet edhe ndonjë fejton me temë se si «CIA kontrollon botën», atëherë nuk është vështirë të konstatohet se kush është «satani» i botës dhe krijimi i ndjenjave anti-perëndimore e antiamerikane tek lexuesit është qëllim i arritur.

Për dallim prej disa të shkolluarve të sotëm, pleqtë tanë tradicionalë, të paarsimuar dhe të pa ngarkuar me asnjë ideologji, madje as me atë kombëtare, por besimtarë po, të cilët e kishin vizituar Mekën, pas përjetimeve të atjeshme, i kam dëgjuar më shumë se njëherë të thonë: «Pos fesë, ne me arap’t s’na lidhë kurgjâ».

Pse tash duhet të jetë ndryshe? Pse të mos i vlerësojmë kombet dhe shtetet për nga autoritarizmi a demokracia e tyre, roli i tyre pozitiv a ngatërrestar në botë si dhe për nga qasja që kanë ndaj vendit tonë – na duan të tillë çfarë jemi, apo duan të na modelojnë sipas dëshirave dhe interesave të tyre?

Islami e Europa

Për fat të keq, shumica e shteteve myslimane-arabe qëndrojnë në anën negative të këtyre dualizmave, madje, Amin Maalouf, libanezi, i cili ka arritur të jetë anëtar i Akademisë franceze, në librin e tij tashmë të njohur edhe ndër shqiptarët, «Çrregullimi i madh», botën arabe-myslimane e konsideron as më pak as më shumë se pjesën më problematike të planetit. Ajo «po zhytet thellë në një “pus” historik prej nga, si duket, nuk ka forcë të tërhiqet; ajo ndjehet e zemëruar ndaj tërë botës – perëndimorëve, rusëve, kinezëve, indianëve, hebrenjve, etj. – e para së gjithash ndaj vetvetes», shkruan ai.

Mbase është e tepërt të thuhet se t’i implikosh shqiptarët, një komb të vogël me dy shtete të pakonsoliduara, në vorbullën e ndasive, sektarizmit, kontradiktave dhe konflikteve të botës arabe-myslimane është një shërbim i keq që ua bën atyre. Ndërsa, t’i nxisësh kundër Perëndimit – kjo vërtet është e pafalshme! Është e habitshme se si në sytë e të rinjve të sotëm mund të duket joshëse ajo pjesë e lindjes që është antiperëndimore. Malouf, i cili, ndonëse jo apologjet i Perëndimit, civilizim të tijin dhe referencë kryesore e konsideron mu atë të Perëndimit, thotë: «Sidomos në gjashtë shekujt e fundit, nuk ka asnjë lëmi të dijes, krijimtarisë, prodhimit apo organizimit shoqëror, i cili sot nuk e mban shenjën e Europës dhe shtrirjes së saj amerikano-veriore. Madje, edhe njerëzit të cilët luftojnë kundër ndikimit të Perëndimit e bëjnë këtë para së gjithash me instrumentet materiale apo intelektuale, të cilat vetë Perëndimi i ka shpikur dhe i ka përhapur në pjesën tjetër të botës».

Po ashtu, është për keqardhje se si shumë bashkëvendës tanë mund t’i ndjejnë ashtu të afërta shtetet arabe, deri sa shumica syresh nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërsa para sa ditësh, ambasadori i Palestinës në Beograd, jo vetëm që i pohonte Aleksandar Vuçiqit se shteti i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por edhe e siguronte se do të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se kudo në organizatat ndërkombëtare do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës.

Sikur besimet fetare të mos merreshin si dogmë, atëherë njeriu i sotëm të gjitha ato do t’i konsideronte si të arritura kulturore të mbarë njerëzimit, gjatë emancipimit të tij dhe shumë norma të tyre, sidomos ato morale, qoftë të budizmit, krishterimit apo të islamit, edhe sot e kësaj dite mund të konsiderohen si të dobishme dhe frymëzuese. Ndasitë e sotme identitare po ashtu janë të pakuptueshme, deri sa besimet e mëdha monoteiste, si edhe budizmi, mësimet e tyre i kanë konsideruar universale mu nga njohuria e arritur se njerëzit, pos që i përkasin një populli të caktuar, njëkohësisht janë edhe pjesë e njerëzimit.

Por edhe besimtarët do të duhej të kenë parasysh se islami është besim universal, prandaj për ta do të duhej të jetë njësoj prej nga është një mysliman- nga Egjipti, Indonezia, Shtetet e Bashkuara, Kili apo Argjentina. Këtë po përpiqej ta thoshte edhe akademiku zviceran, Tariq Ramadan, gjatë qëndrimit të para do vitesh në Prishtinë e në Tiranë, ku mbajti ligjërata dhe dha ndonjë intervistë, por është e çuditshme se qëndrimet e tij nuk patën ndonjë jehonë më të madhe ndër shqiptarët dhe nuk nxitën ndonjë debat të mëtejmë mes besimtarëve dhe institucioneve të tyre.

Islami është besim universal, prandaj për ta kultivuar nuk keni nevojë të mbështeteni tek arabët, aq më pak të dukeni si arabë apo turq; mjafton që ta lexoni Kuranin – janë pak a shumë porositë e tij, të cilat edhe sot e kësaj dite mund të dëgjohen nëpër videot e publikuara në shumë kanale në YouTube e me përkthim në gjuhën shqipe. Pra, se islami burimor mund të kultivohet pa problem në kontekstin kulturor europian-perëndimor – një porosi kjo që do të duhej të përqafohet natyrshëm nga besimtarët shqiptarë?

18 komente në ““Përveç fesë, me arap’t s’na lidh kurrgjë”: Islami e shqiptaria, një zënkë e përhershme?”

  1. Klimax says:

    Ne keto dite ku bota perendimore feston Krishtlindjet, ku qytetaret e saj, besojne apo jo, me shume festojne traditen popullore, gazeta TemA na propagandon Islamin, Islamin e “paqes”, Islamin “humanist” qe sic shprehet autori i shkrimit “askush ne bote nuk krahasohet me te”!!!!!!!
    Ne qoftese ne vendet perendimore besimi fetar eshte nje ceshtje private e cdo individi, ne boten islame, qe prej shek VI e ne vazhdim, si ne vendet e islamit radikal ashtu dhe ne ato te islamit “modern”, besimi fetar (Islami) eshte nje detyrim dhe Kurani eshte ligji, shteti, kushtetuta, “demokracia”, ………!
    E qe mos ta zgjatim kot, besimi fetar eshte thelbi i identitetit, traditave, kultures dhe civilizimit te cdo kombi! Sikur vetem tek emri i cdo individi te qendrojme, atehere fare mire do kuptojme se kujt kombi i prerket gjithesecili! Kuptojme se kush eshte francez, anglez, gjerman, italian, spanjoll, suedez, danez, polonez, grek, rumun, serb, finlandez, rus, turk, arab, etj, etj!
    E pra, si nuk te lidh asgje me “arap’t” pervec fese, kur ardhja e tyre ne keto troje dhe sundimi i tyre shume shekullor solli jo vetem ndryshimin e identitetit te popllsise, kulturen dhe traditat e tyre, por edhe largimin e popullsive vendase, ndoshta gjysma e saj drejt trojeve te tjera kristiane.
    Dhe kur identiteti kombetar lindi vetem mbas shek XVIII, atehere per cfare indetiteti na flisni kur per pese shekuj ne keto troje kishte mundur te mbijetonte vetem gjuha e folur??!!

    1. kaur says:

      cfare dreq analize eshte kjo???
      Ne prag te Krishtlindjeve na beni propagande per fene e gamilexhinjve e bythqireve te shkretetires.

      1. ehhh says:

        ISLAMI ESHTE ANTISHQIPTARIZEM!
        Ne fakt islami eshte antishqiptarizmi me i rrezikshem! Te gjithe duhet ta dine se ne islam nuk ka atdhe dhe komb! Atdheu dhe kombi ne islam quhet pikerisht vendi dhe populli qe eshte nen islam,pra s’ka rendesi origjina e popujve! Nese dikush eshte ne islam,atdheu dhe kombi i tij eshte njesoj me atdheun dhe kombin e dikujt tjeter qe eshte po ne islam,pavaresisht se origjina dhe vend-ardhja mund te jene krejt te ndryshme! Pra nje shqiptar ne islam eshte vella me nje sllav ne islam,me nje arab ne islam,me nje afrikan ne islam,me nje kinez ne islam,me nje afgan ne islam … e keshtu me rradhe,por nuk eshte vella me nje shqiptar jashte islamit (qofte ky ateist,agnostik apo besimtar i cdo feje tjeter)!!! Islami pra ka karakter perjashtues! Eshte kjo arsyeja qe islamistet shqipfoles shkojne dhe luftojne ne Siri,apo mbrojne dhe perkrahin terroristet arabo-palestineze! Sepse islamistet konsiderojne atdhe dhe komb te tyrin vendin dhe popullin ku sundon islami,jo Shqiperine dhe shqiptaret! Te qenit islamist do te thote antishqiptar,ky eshte detyrim i fese islame! Kjo eshte e njejte edhe per gjithe anti-kombtarizmat e tjere,jo vetem per anti-shqiptarine.Islami nuk njeh komb dhe atdhe!
        Islamizmi eshte antishqiptarizmi me i neveritshem dhe me i shemtuar!
        ISLAMI ESHTE ANTIHUMANIZEM!
        Islami “fe paqesore”!? Ja pjese (ajete) nga Kurani qe deshmojne te kunderten :
        1. “Luftoni ata derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve (politeistëve) dhe derisa të aplikohet vetëm feja për All-llahun…” [2:193 ]

        Komenti:
        Ky është urdhër i Muhametit i vitit 624, kur sapo ka filluar sulmet kundër arabëve të besimit politeist (idhujtarëve), Pra, Muhameti urdhëron bandat e tij të sapoformuara për t’i luftuar bashkëvendasit e tyre “deri sa të aplikohet vetëm feja e All’llahut” – Islami.

        2.“Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten, të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Ky është poshtërim i tyre në këtë Bote. Në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” [5:33]

        Komenti:
        Përcaktim konkret, tepër kriminal, i Muhametit, se si duhet të dënohen ata që e kundërshtojnë ate, i cili në këtë rast është maskuar si “i dërguar i All’llahut”..

        3.“Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, derisa ta pagojne taksen (xhizjen) në dorë, e duke qenë të mposhtur.” [9:29]
        Komenti:
        Urdhër tepër konkret i Muhametit. Në këtë urdhëresë u është lënë një alternativë jo-myslimanëve të mbijetojnë duke pranuar që të japin haraç bandave kriminale, të komanduara nga Muhameti.

        4.“O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre…” [9:123]
        Komenti:
        Muhameti thërret / urdhëron besimtarët e tij (myslimanët) që t’i luftojnë fqinjët e tyre.

  2. Albania says:

    Nuk kane lidhje keta arabe shqipfoles me flamurin shqiptar qe mban shqiponjen dykrenareshe dhe kjo shqiponje eshte simbol i Krishterimit. keta funderrina islamike vetem shqipetare nuk jane. Keta kerrma ne kete foto nuk kane pse te mbajne flamurin e Shqiperise ne dore sepse jane rrace qensh arabe islamike . Ptuuuuuuuu qelbesira rrace e pjerdhur turko-arabo-kosovare.

  3. Trapi says:

    Kot mundoheni te justifikoni ekzistencen islamit ne jeten shqipetare.Ai eshte Ulur kembekryq aty,nqse nuk u pelqen thuajeni troç,po mos u justifikoni….Ai ka per ta grryer nga brenda cilesine e te qenurit shqipetar….. ne do te jemi te vetmit islamike ne European kristiane…turp

  4. nord.al says:

    Islami nuk mund te perqafohet nga Perendimi sepse predikon tjeter qytetrim, tjeter kulture qe jane te kundeta me qytetrimin perendimor kristian.

  5. katarakti says:

    Shqiptaret nuk kane pune me fene islame. Dihet mire se ajo u vendos me force dhe dhune gjate nje pushtimi 500 vjeçar. Dhe faktet per kete jane te panumerta. Por duke qene se e kaluara nuk kthehet dhe nuk ndryshohet dot, do te ishte mire qe shqiptaret sot te kene per fe, shqiptarizmin, ashtu siç ka predikuar i madhi Vaso Pasha. Ne kuptimin real, kjo do te thote qe shqiptaret ta konsiderojne veten si laike, – pra qe besojne ne Zot, por nuk i perkasin asnje feje ne veçanti. Une nje mysliman qe pi raki dhe ha mish derri, apo ka miq te krishtere, nuk do ta llogarisnja si mysliman, por si laik me origjine myslimane. E njejta gje edhe per te krishteret. Keto kater grupimet fetare ne vend, – katolike, synite, ortodokse dhe bektashinj, vetem se na kane perçare dhe çorientuar edhe me shume. Sikur nuk mjaftonte ndarja ne gege dhe toske. Dhe nisur edhe nga e kaluara 40 vjeçare ateiste e Shqiperise se Enver Hoxhes une do te pohonja pa frike sot se shumica e shqiptareve nuk jane myslimane, por laike dhe ateiste. Dhe ky eshte nje trend qe duhet te ruhet. Shqiptaret nga feja nuk kane pare asnjehere ndonje gje te mire.

  6. KTA RROPSI ISLAMIKE
    I KA FINANCUAR GREKU E SERBI
    JANULLATOS ESHTE KOREOGRAFI I INJORANCES ISLAME
    KTE PRODUKT SHEMTIMI SHQIPTARE
    PRODHUAR NGA POLITIKAT ANTISHQIPTARE
    NEN REGJIMIT E QOFTELARGUT -KRYEINJORANTIT SHPELLARIT
    KRYEKRIMINELIT E TERRORISTIT ISLAMIK

    SALIH ABDURRAHMAN SHEQIRE BERISHA

  7. Kuq e zi says:

    Gjithashtu edhe kisha greke nuk ngel pas islamit edhe kjo nuk shkon me shqiptarine mjafton te permendim asimilimin qe ju be shqiptareve qe themeluan greqine

  8. Zigur Qarri says:

    Te gjitha besimet fetare jan kultura te huaja per shqiptaret,dhe keshtu do te mbesin,per ata me gjak greko-oriental,tjetergje.
    Problemi eshte,se besimet fetare automatikisht kan sjelle edhe emrat dhe traditen e popujve nga kan buruar.
    Fakti qe myslimanizmi ashtu si edhe kristianizmi kan nendarje,tregon se tradita dhe zhvillimi kulturore ka ndikuar
    rrjellen ne interpretime te ndryshme te tyre,dhe jo nje linje fetare ashtu si duhet te ishte.Ky eshte edhe nje fakt,se
    Librat “hyjnore” nuk jan fjalet e Zotit,por te mendjes njerzore.Feja eshte “filozofia” e pjeses me vulgare te shoqerise
    njerzore,qe me shume ka sjellur grindje dhe armiqesi,se sa paqe.Kjo ardhur edhe si pasoje te ngritjes se saj si institucion
    te pavarur mbrenda Shtetit(ose bashke me te),Institucion politik dhe moral ne konkurence me Shtetin.Europa Perendimore
    beri ndarjen me koh,ndersa Lindja Ortodokse dhe Orienti mysliman jo,ku Shteti dhe Feja njesohen akoma.Kjo ka pasur pasoja.
    Ne Greqi dhe ne Arabi krenohen akoma me”eruditet fetare!Se cfar i kan sjelle keta erudite ketyre popujve,nje Zot e di.
    Greqia e “eruditit” Janullapos,eshte me poshte nga ekonomia dhe teknologjia se ish disa vendeve komuniste.Greket e konsiderojn
    ortodoksizmin si indetitet nacional ashtu si edhe arabet,kjo ka demtuar shume rracen shqiptare,e cila ne heshtje,nepermjet gjuhes
    ne Kisha e Xhamia ,eshte shkrire me nje rrace dhe kulture qe nuk jan te njejta.Megjithese kemi afersi ne zakone me greket,habitati
    shqiptare ne thelb eshte komplet ndryshe nga i grek.Dhe kjo deshire e Zotit duhet rrespektuar.Gjuha shqipe eshte gjuha e Zotit,dhe
    jo ajo greke.Gjuha greke(jo gjuha e populli,gjuha shqipe) u perdor nga Kisha per te mashtruar me “librat” e saj,duke perkthyer dhe
    pershtatur Biblen jo nga pozicioni i mirefillte hebre,por nga ai grek.
    Prandaj,feja shqiptarit eshte shqiptaria,nese vertete do ti qendrojm besnik deri ne fund deshires dhe vullnetit te Zotit.
    Prandaj,emrat dhe mbiemrat me prejardhje te huaja dhe fetare duhet te zhduken njehere pergjithmone.

  9. Krishterim 4ever says:

    Vizitoni te pakten njehere Romen dhe ndriçohuni o injorante. Feja e shqiptarit ka qene, eshte dhe do mbetet Krishterimi. Pavaresisht se çfare mendon shumica barbare ateisto islame lene pas nga jashteqitjet e Turqinise.

    1. Zigur Qarri says:

      As radikalistet mysliman nuk kan kaq shume urrejtje ne gjuh,sa ke ti.Ata te pakten kan ne shumice me te huajt,
      kurse ti ma zi,e ke popullin tend,me ate pjese qe ka bere vetem nje perzgjedhje tjeter private,element jo thelbesore
      i nje kombi.Ke shume mllef ti(edhe ne aq pak fjale) per te qene pjese e humanizmit kristian,qe pretendon se
      percjelle dashuri dhe jo perbuzje,ashtu si ben ti.Tek e fundit,emeruesin e perbashket te kombit shqiptare se;”Feja
      e shqiptarit eshte shqiptaria”,e ka thene nje shqiptare madh katolik,Pashko Vasa.Dhe ai ka qene dikushi,prandaj do te
      mbesi si baza e unifikmit te kombit shqiptare,rruge tjeter s’ka.

      1. Krishterim 4ever says:

        Krahaso ortografiken dhe gramatiken time me tenden dhe kupton shpejt se pse tipa si ty deshtojne te perqafojne vlerat e Krishterimit. Çfare tjeter te presesh nga karaktere te shtremberuara gjenetikisht ne 500 vite te horrorit aziatik e islamik? Popull qe merr fryme nje ore nga civilizimi dhe perseri zgjedh te jetoje me antivlerat dhe zhulin e arabo-turqinise.

        1. Zigur Qarri says:

          Krahasoje ti idjot,sepse ti je i semure,keshtu thote nje psikolog gjerman,per ata qe nuk merren me thelbin,por me cingerrrrima.
          Principi baze i cdo feje,eshte mposhtja e egoizmit.Ti nuk e arrin ate,sepse je hipokrit dhe delirant me shume se myslimanet radikale.
          Perseri rreagim negativ,jo prej fetari,por konkurenti injorant.Per mua eshte Vella cdo shqiptare,paveresisht besimit qe ka zgjedh.

  10. Pellazgos says:

    Krishterimi dhe Islamizmi jane perhapur me dhune dhe i kane duart me gjak,kjo eshte e verteta.
    Krishterimi lindi ne kohen e Romes se gladiatoreve,te pushtimeve,te persekutimeve,te vrasjeve.
    Krishterimi dhe te Krishteret nuk besojne ne Zot se vecojne veten nga te tjeret ne emer te “Tij”.
    Zoti eshte nje dhe n uk do donte kurre p.sh qe Parthenonin te Krishteret injorante ta kthenin ne Kishe,apo me vone Islamiket.
    Ne qofte se kete dhe mijera te tjera jane “deshire” e Zotit,atehere une e urrej Ate, por e verteta eshte qe nuk mund ty si “besimtare” te gremisesh pasurine apo vendet e Shenjta te nje populli qe e ka ndertuar vertet ne Emer te Zotit.
    Te Krishteret nuk besonin ne Demokraci,ne shkence,ne dashuri se ishin te “Djallit” dhe per keto kemi viktimat qe kush u ngrit kunder Kishes jo Zotit,u dogj u persekutua,u syrgjynos.
    P.sh ne “kohen”qe Abrahami foli me Zotin Greket kishin shtepi gjashtekateshe ne Krete,shikoni se sa poshte po perpiqen keta te semure te mbejne me mish dhe me shpirt nje Dogme si Krishterimi qe edhe midis tyre jane ne lufte per te mbizoteruar.
    Mos te shkojme larg,pushtuesit Sllave ishin njesoj ne shekullin e 6te,erdhen si rrefugjate ne Ballkan dhe pak nga pak u bene te zotet e vendeve qe nuk ju takonte.
    Tani sot shikoni se si jane bere nje Orthodhoks si Serbia,nje Katolike si Kroacia,tjetri Mysliman qe mundohen secili te blejne Avione dhe bomba per te vrare njeri tjetrin.
    Atehere pyatja eshte.
    A jane keto vepra te Zotit?
    Sigurisht qe jo,por te dogmave dhe perrallave Arabe.
    Eshte vertetuar historikisht qe Demomracia eshte shume me lart se diktaturat e krishterimit ne emer te “Zotit”.
    Shikoni ne Greqine e Perikliut,te Aristotelit,Platonit,Sokratit sesi prifterinjte dhe politikanet mashtrojne “njerezit” duke u lutur barkas ne Tinos.
    Per Greket e Lashte Zoti ishte dhe eshte Dija,Athina simboli i saj Sofia dhe jo perralla per Krishti u “ngjall” apo Ikona “loton”.
    Ajo solli lirine,demokracine,shkencen,dashurine.
    Zoti eshte menyra e perceptimit te jetes,asgje tjeter,mos prisni nga lart tju vijne trute,por mesimi dhe respektimi i te midis njeriut eshte veper e Zotit.
    Njesoj eshte te shkosh ne Kishe apo Xhami dhe per 1500 vjet te degjosh budallalleqe,kurse ne Tempujt e Perndive eshte shkenca,dija,inteligjenca,Mithollogjia,Arti.
    Nje eshte e verteta qe Rilindja Evropiane e Greqise se Lashte nuk u plotesua se cifutet ne emer te Krishtit po behen qendra e “botes”.
    Mos u genjeni me “besime” jo tolerante,jo ekstreme,te moderuara etj.
    E verteta eshte nje,ose do besosh ose jo ne qofte se eshte e “Zotit”,ndryshe eshte hipokrizi.

    1. ehhh says:

      IDIOT! Perrallat e “grekeve te lashte” dhe perendive te tyre, jane edhe me qesharake se perrallat e Jezuit dhe Muhamutit ? ? ?

  11. rasel says:

    Besimi fetar eshte thelbi i identitetit te individit thote nje fontamentalist orthodoks me larte!!!!!!!!!!!!
    Po kjo eshte mesjeta more injorant
    Dhe eshte vecori e shteteve orthodokse lindore qe ne fazen e formimit te shtetit komb apliķuan modelin bizantin
    Nu ka asnje ngjashmeri kultura kristiane e perndimit me ate te lindor orthodoks
    Ndersa katolicizmi pesoi reformime te medhaja qysh me daljen e protestanizmit dhe me vone me revolucionin francez dhe ndarjen e kishes nga shteti ne shoqerite lindore ordhodokse ngelen puritane konservatore deri ne ditet tona ku funksionimi i shtetit komb eshte nje kopje e bizantit te mesjetes
    Nga kjo ane themi se menyra e funksionimit te shtetit komb orthodoks lindor eshte nje an3 e te njejtes monedhe me ate arab

  12. Ateist says:

    Lereni fene komplet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje