RAPORTI/ KLSH ngre shqetësimin: Insitucionet nuk zbatojnë rekomandimet, ndikimi politik në përkeqësim

25 Dhjetor 2017, 11:29Kronika TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar pak kohë më parë raportin e monitorimit për strategjinë e menaxhimit të riskut.

Ajo që bie në sy është rrijta e riskut politik që sipas KLSh rezulton në një indiferencë të insitucioneve për të zbatuar rekomandimet e bëra nga ky institucion pas auditimeve dhe gjetjeve.

“Elementi i riskut të dimensionit Politik në matricën e regjistrit të riskut është zmadhuar. Mosndërgjegjësimin dhe inertësinë e administratës shtetërore është rivlerësuar në rritje nga 60 (i mesëm) në 70 (i mesëm). Ky risk ka influencë negative në zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së, me efekt negativ në përmirësimin e veprimtarisë së subjekteve të audituara.

Ky risk vlerësohet i mesëm për shkak të rritjes së transparencës, publikimit të rezultateve të auditimit, trajtimi i letrave të popullit, botimet dhe rritja e prezencës së KLSH në media konsiderohen si objektiva të duhur për mitigimin e këtij risku” thuhet në raportin e KLSH.

Nga ana tjetër risqe të tilla si ai i dimensionit teknologjik apo social kanë pësuar përmirësim duke u ulur nga niveli i lartë ne të mesëm.

Strategjia e menaxhimit të riskut është dokumenti që i shërben KLSh-së si një vlerësim mbi atë qe audiuesit hasin gjatë kontrolleve dhe adresimin e problematikave në mënyrë që mos cënohen standardet mbi te cilat punohet.

Monitorimi i riskut sipas strategjisë nisi që nga viti 2015 dhe rishikohet ccdo vit sipas përditësimeve që i bëhen edhe strategjive.(monitor)

1 komente në “RAPORTI/ KLSH ngre shqetësimin: Insitucionet nuk zbatojnë rekomandimet, ndikimi politik në përkeqësim”

  1. Lili says:

    Nje vleresim tjeter se nuk ka shtet….
    Po kryeministri nuk merret me keso pune se pse nuk zbatohen gjerat: nuk ka kohe eshte to zgedh kartolinen e fundit per ´lumturiné shqiptare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje