Akademiku Rexhep Qosja është një nga zërat e paktë ende i respektuar në opinionin publik të Shqipërisë.
Ai duket “i dorëzuar” lidhur me mundësinë që intelektualët në Shqipëri dhe Kosovë të munden të përballe denjësisht me klasën e korruptuar politike.
Qosja shkruan për Dita se:
“…Por, si duket po harxhohemi kot menderisht dhe ndjenjerisht edhe une edhe ju edhe pak te tjere si ne duke shprehur mospajtimet ndaj te gjitha ketyre prishesive qe e kane pushtuar politiken shqiptare sot edhe ne Shqiperi, edhe ne Kosove.
Oligarket politike kane arritur ta perulin, prandaj edhe ta deshperojne krijimtarine intelektuale ne pergjithesi.
Po mbesim pa intelektual mospajtues me te keqijat.
Me gjithe ate s’duhet te heshtim, s’duhet te dorëzohemi…”
Zoti Demaci, mirmengjes dhe urime! Shpresa e shqiptareve nuk eshte me tek politikanet tane por tek nderkombetaret. Ky eshte nje turp I madh per shqiptaret kudo qe ndodhen por, keto mashtrusa kemi zgjedhur. Keto Mashtrusat kan zgjedhur njeri tjetrin por pergjegjsia eshte dhe e jona.
Dija ka qene dhe mbetet e rendesishme ne zhvillimin e shoqerise. Po ne dum vetem lekun qe ka rene ne dore te hajduteve pa ditur si fitohet ai. Pastaj leku perdoret per ndertim kafenesh, marketesh, pallatesh, shitje makinash e krijim kanalesh televizive medioker. Nuk shohim ndertim linjash prodhimi per mallra konsumi e eksportesh, nuk shohim qendra studimore ne fusha interesi, kemi universitete analoge me shkollat e mesme, akademi shkencash parazitare e mediokre. Flasim per teknologji po vetem si konsumator kur vendet perendimore kerkojne njerez te kualifikuar e student te zot. Shiko kush del e cfare thone neper TV, medioker e fanatik partiak. Nuk po kuptojme se njerezit e ditur, vlera e nje kombi, jane dhurat e zotit qe duhet mireperdorur. Ka me qindra e mijra qe shkruajne libra qe te marre se bashku nuk vlejne sa Ismail Kadare. Amulli e mediokritet madh, huti e madhe, corjentim I madh e pasiviteti I madh.
Zeri i një intellettuali të vëretë dhe të lirë ,stonon në veshët shurdh
të një klase politike të përhumbur në vjedhje ordinere dhe iluzionin e rremë
se nëpërmjet këtij pasurimi te pamerituar janë cool dhe pa arritshëm nga ata që grabiten.
Makjaveli tek libri i tij Princi thoshte se “qëllimi i justifikon mynyrat per të arritur atë”,por
ai nuk nënkuptonte vjedhjet dhe rrugaçëritë siç konceptohen sot nga llumi intelektual dhe shoqeror.
Idealistë dhe atdhetarë si Prof.Qosja duhet të dorëzohen para realitetit të pa korrigjueshëm shqiptar
dhe të kujtojne thirrjen e dëshpëruar të Hobbsit “Homo homini lupus”.
.Kurrë ,fjala e fillozofit pesimist qe profetike për shoqërinë shqiptare.