Redon Makashi: Festivali i RTSH? Një koshere, ku plas sherri e zihesh me njerëzit, madje dhe me miqtë..

27 Dhjetor 2017, 10:42Kulturë TEMA

Redon Makashi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ndër vite ai ka sjellë këngë shumë të pëlqyera. Së fundmi ai ka marrë pjesë në festivalin e RTSH-së ku u vlerësua nga juria me çmimin e dytë.

I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ këngëtari ka sqaruar të vërtetat mbi atë që ndodhi në festivalin e RTSH-së.

Duke e konsideruar festivalin një koshere, ai u shpreh se është më shumë u zhgënjyer me veten dhe se e ka mbyllur kapitullin me konkurrencën, duke ua lënë atë artistëve të rinj.

“‘Jo i zhgënjyer, unë isha betuar që nuk do të do dal më në festival, kaq.

U zhgënjeva me veten time.

Isha në një luftë me veten time, të futem apo të mos futem.

Dhe çmimin e prisja, ishin vetëm 2 pikë diferencë.

Kam dëshirë që t’i lë rrugë të rinjve nëpër festival.

E kam mbyll kapitullin me konkurrencën.

Do të isha i kënaqur nëse do të isha i ftuar, të kisha një koncert timin, një album.

Kapitullin me festivalin e kam mbyllur.

Nuk kam çfarë të bëj më në festival sepse është një koshere.

Plas sherri, zihesh me njerëzit dhe unë kam shumë miq e njerëz aty.

Ndodhin keqkuptime dhe nuk dua të prish miqësi me shumë njerëz aty, për 2 elemente të caktuara që e bën këtë rrëmujë.”

Redoni tregoi pakënaqësinë e tij në festival, ku tha se ndarja e çmimeve fillon nga vendi i tretë, ndërsa në Festivalin e RTSH-së filloi nga vendi i parë.

“Gjithmonë kur ka një event fillon nga vendi i tretë paraqitja e çmimeve.

Kurse aty filloi nga vendi i parë dhe me vrap. Ishin 2 pikë diferencë“

Makashi u përball dhe me një tjetër incident gjatë natës së parë të festivalit.

Sapo ai nisi të këndojë muzika u ndalu papritur. Ai tha se kjo që ndodhi ishte vetëm një lapsus.

 “Orkestra është për tu përgëzuar. Ndodhi një lapsus tek kënga ime dhe njerëzit menduan se ishte diçka e bërë kastile.”

3 komente në “Redon Makashi: Festivali i RTSH? Një koshere, ku plas sherri e zihesh me njerëzit, madje dhe me miqtë..”

  1. VICTOR says:

    Redon me gjithë respektin që publiku ka për ty, unë po të bëjë disa pyetje. Mund të më thuash një festival të RTSH ku nuk është diskutuar çmimi i parë? Mund të më thuash një çmim të parë të Këngës Magjike ku votojnë vetë këngëtarët dhe nuk është diskutuar çmimi i parë? Mund të më thuash një festival të Top Channel ku nuk është diskutuar çmimi i parë? Dhe në fund vlerësimi i një këngë bëhet dhe mbi bazë ndjeshmërinë, pra nëse unë pëlqej këtë rrymë apo atë rrymë, unë pëlqej këto nota apo ato nota. Për mua kënga që u zgjodh për vendin e parë ishte më e bukura. Sa për atë që u dha çmimi i parë dhe pastaj të tjerët, atë e dimë të gjithë që Adi ka filluar të plaket nga trutë.

  2. d.didani says:

    Cudia me e madhe e festivalit ishte cmimi i dyte qe ju dha Redon Makashit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ishte nje manipulim Kenga e tij ishte me koti nga gjithe reporteri.! Turp! Festivali kishte kenge shume me te bukura!

  3. Gjon-USA says:

    Festivali ne RTSH kete vit ishte me i miri nder vite. Dhe cmimi u dha shume drejt. Pasi dhe vete te pranishmit ne salle e duartrokiten kete kenge me shume se cdo tjeter qe ne naten e pare. Skenografia ishte shume e bukur. Sa i perket prezantimit ai la shume per te deshiruar. Vertet Adi ka rrjedhur. Nuk e kuptoj se si e lene te prezantoje!!!!! Ai ishte komplet out!!!!! Idiotizmat e tij nuk kishin te mbaruar!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje