"Hakmarrja ndaj SHBA-ve" Irani njeh Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës

28 Dhjetor 2017, 16:47Bota TEMA
"Hakmarrja ndaj SHBA-ve" Irani njeh Jerusalemin si kryeqytet të

Irani vendos të njohë Jerusalemin si kryeqytet te Palestinës, si reagim ndaj vendimit të SHBA që njohu qytetin e kontestuar si kryeqytet të Izraelit.

Ditën e mërkurë parlamenti iranian votoi në favor të projektligjit për të njohur Jerusalemin si kryqytet të palestinezëve.

Kreu i Parlamentit iranian e cilësoi si mjaft të rëndësishëm momentin e votimit dhe nënvizoi se ishte përgjigjia e duhur e Iranit, ndaj vendimit të SHBA mbi statusin e Jerusalemit.

Në një kundërpërgjigje simbolike ndaj deklaratës së presidentit Donald Trump mbi statusin e Jerusalemit, parlamenti iranian votoi të  mërkurën për të njohur qytetin e kontestuar si kryeqytetin e palestinezëve.

Ligjvënësit iranianë votuan në favor të projektligjit, i cili njeh qytetin e Jerusalemit si kryeqytetin e Shtetit të Palestinës, entitet i njohur nga Kombet e Bashkuara si një shtet anëtar.

Nga 290 ligjvënës, 207 votuan pro. Kreu i Parlamentit iranian e cilësoi si mjaft të rëndësishëm momentin e votimit dhe nënvizoi se ishte  kjo përgjigja e duhur e Iranit ndaj vendimit të Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Ali Larijani tha se  vendimi më i fundit i SHBA-së erdhi me shpresën për të goditur myslimanët.

Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, pasi për myslimanët dhe është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Jerusalemi është një vend i kontestuar nga të dyja palët, myslimanët dhe hebrenjtë, të cilët i referohen qytetit si mali i Tempullit, si një nga vendet më të shenjta në judaizëm.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, pas vendimit mbi statusin e Jerusalemit,  urdhëroi zhvendosjen e Ambasadës së SHBA atje.

Ai përmbysi dekadat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez, duke shkaktuar zemërimin e botës arabe dhe të aleatëve perëndimorë.(oranews)

2 komente në ““Hakmarrja ndaj SHBA-ve” Irani njeh Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    i tredhuri Ngjela: Tirana duhet te njoh[per inat te Greqise] JERUSALEM-in si kryeqytet te birazereve muslimon brothers…………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje