Spitali Amerikan në ndihmë të pacientëve në nevojë, i rikthen dritën e syve një pacienti në nevojë

29 Dhjetor 2017, 11:40Shëndeti TEMA

Lutjes së Suzana Balliut, drejtuar emisionit investigativ STOP për t’i kthyer shikimin vëllait të saj 55 vjecar,Shpëtimit, i është përgjigjur menjëherë Spitali Amerikan.

I njohur me rastin, “Stop” kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e Spitalit Amerikan për t’I rikthyer dritën e syve pacientit.

Me synimin dhe misionin, tashmë një traditë e Spitalit Amerikan për t’i ardhur në ndihmë të gjitha rasteve me probleme sociale dhe ekonomike që kanë nevojë për asistence të specializuar mjekësore; ekipi i mjekëve oftalmologë u kujdes që prej vizitës së parë të pacientit deri në kthimin total të shikimit.

Kirurgu oftalmolog pranë Spitalit Amerikan 3, Dr. Nadon Qafa pas përcaktimit të diagnozës, shfaqje e kataraktës në gradë të lartë në të dy sytë; premtoi dhe realizoi me sukses ndërhyrjen, e cila i riktheu përfundimisht shikimin pacientit.

Në një maratonë shërbimesh, ndërhyrje kirurgjikale, trajtimi post kirurgjikal dhe përkujdesjeje maksimale, sot Shpëtimi mund të shohë dhe gëzon shëndet të plotë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje