Prodi: “Turqia, me shumë ndikim, por nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë”

30 Dhjetor 2017, 16:51Politika TEMA

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka komentuar zhvillimet politke rajonale duke u shprehur se për Shqipërinë nuk një të ardhme joeuropiane.

Përmes një interviste të datës 19 dhjetor për “Osservatorio Balcani e Caucaso”, Prodi, ka pranuar se ndikimi i Turqisë në Shqipërisë është shumë i madh, por se deklaratat e kryeministrit aktual, Edi Rama, nuk janë diçka e re, sa kohë nuk pasohen nga veprime konkrete.

Sigurisht, Ballkani mund të shikojë nga Lindja, por nuk mendoj se do të ishte konveniente për ta. Marrëdhëniet e mira me Turqinë janë mirë për këdo, por një bashkim politik Turqi-Shqipëri më duket pak si ëndërr. Marrëdhëniet me Kinën janë gjithashtu pozitive dhe të rëndësishme, por brenda disa kufijve – ato nuk duhet ta ndajnë Europën.

Deklaratat e Ramës do të ishin diçka e re nëse do të pasoheshin me veprime. Por unë nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë që të jenë realistë, as edhe nuk besoj se qytetarët e Shqipërisë i shohin ato. Thënë kjo, sigurisht Turqia është një vend i madh dhe ka një ndikim të madh në Shqipëri, dhe ajo ushtrohet edhe përmes fesë – një mjet që duhet përdorur me shumë kujdes, pasi feja si faktor identifikimi mund të bëhet një faktor ndarës dhe të dalë nga kontrolli. Por mendoj se Shqipëria është një vend europian dhe mendoj se shqiptarët e konsiderojnë veten europianë. Në terma afatgjatë mendoj se ka qartësi. Pjesa tjetër janë gjëra të vogla

shprehet Prodi.

Duke folur për krizën e vitit 1997, ish-kryeministri jep disa konsiderata edhe pse Italia ka humbur rëndësinë e dikurshme në Shqipëri, një vend në të cilin pas viteve ’90 ka patur prezencë më të madhe.

Përgjegjësia direkte e Italisë u mbështet nga veprime pas 1997-ës: investime, marrëdhënie serioze politike dhe duhet ta them – jo një sjellje invasive, siç do të kishin vende të tjera. Kur në verën e vitit 1997 zhvilloheshin zgjedhjet, i ndalova çdo politikani Italian që të bënte fushatë elektorale në Shqipëri pasi doja të shmangia ndërhyrjen në jetën politike të vendit. Në bazë të respektit dhe mosndërhyrjes, ne kemi krijuar një marrëdhënie shumë të fortë miqësie dhe interesash të përbashkëta, me investime të mëdha dhe trëgetësi. Sigurisht, gjatë viteve, ndikimi italian – apo më mirë vëmendje pasi unë nuk e pëlqej fjalën “influencë” – në Shqipëri ka rënë. Flas së pari për vëmendjen politike, pasi marrëdhëniet ekonomike mbeten. Javën e kaluar në Tiranë unë përsërita se ne duhet të përshpejtojmë procesin e afrimit me Bashkimin Europian, një process që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që është diçka më shumë sesa marrëdhëniet dypalëshe…

tha ai.

Intervista është marrë disa ditë pas vizitës së tij në Tiranë me rastin e një konferencë të organizuar nga OSBE-ja.

5 komente në “Prodi: “Turqia, me shumë ndikim, por nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë””

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    oh nooooooo nostro amico,pas perfundimit te Big xhamise ndoshta do te kuptosh me qarte se Turkye nuk po e katandis bourdhelovatanin shqiperi ne nje hale ala tourca…………….duket se ti ”amico di muzlimani” nuk degjon as turkun O.Pamuk per birazeret e tij turkoshake!

  2. Don says:

    …. dhe per kete bashkepunim vajte dhe u takove me Saliun ne kullen e tij. A mund te na i spjegosh kuptimin e ketij takimi. Sot saliu nuk ka asnje funksion ashtu si dhe ti vete nuk ke. Futja jote e papritur ne ngjarjet e sotme kritike te politikes dhe drejtesise shqiptare eshte e pakuptimte dhe bie era dallaver. Mos ke marre ndonje shume te mire nga Saliu dhe ke ardhur ti hedhesh komerdaren? Edhe ti Prodi sot je askushi dhe kerkon te peshkosh ne ujrat e turbullta te mafies politike shqiptare dhe te hedhesh komerdaren e shpetimit peshqve te medhenj. Pastaj ti na dhe nje peshqesh te mire ne vitin e zi1997 duke fundosur nje anije me 100 femije dhe gra qe ishte nisur drejt Italise per nje jete me te mire. Ikkkkk dhe mos u duk me ketu se problemet tona kane marre rruge. Mos na dil perpara!

  3. Lumi says:

    Prodi, i kete gjitha sakt, ti e njeh dhe e do Shqiperine. Vertet shqiptaria eshte rritur pak e kjo mund ta ul disi vemendjen ndaj italise, por syte I kane nga Evropa. Lindja, Jo, kurre drejt lindjes.

  4. net says:

    Pamuk bey, do ta gamisi gjineken dhe mamin

  5. Viron Xhavara says:

    Zoti Prodi;Po bej nje koment shkurt .Shqiperia nuk ka shtet ,sepse po te kishte shtet,ti sot duhet te jepje llogari para gjykatave nderkombetare ,mbi masakrimin e 120 shqiptareve ne kanalin e Otrantos,ku shumica ishin femije shume te vegjel,ku dhe masakra ndodhi ne ujerat internacionale.Nuk do te zgjatem shume, pasi nuk jam i sigurte se do te botohet komenti im,sepse duket perdite, qe edhe shtypi shqiptar,ju qe keni masakruar shqiptaret, beni shkrime sa here te doni ,ndersa ne shqiptaret e masakruar nga juve,mundohemi me ndonje koment te levizim dicka, sepse me shkrime nuk na pranojne .Po te rikujtoj shume shkurt, pak momente rreth masakres.Une bashke me familjen, me gruan dhe tre femijet, se bashku me 120 shqiptare te tjere,te gjithe familjare dhe me femije,largohemi nga Shqiperia me 28 mars 1997, me nje anije nga porti i Vlores ,pasi ne Shqiperi, shperthen lufta civile.Menjehere mbas ishullit te; Sazanit;, vjen nje anije e marines Italiane e quajtur; Zefiro;, dhe vazhdon me manovra te rrezikshme per ta mbytur anijen me ane te dallgeve te medha, duke u afruar shume afer.Kjo tentative zgjati prej rreth 2 oresh. Mbas kesaj tentative, ne momentin qe po erresohej, vjen nje tjeter fregate nga Brindisi i Italise, e quajtur; Sibilla;, dhe kjo tenton per pak kohe me tentativa vrasje si ajo e para, dhe me ne fund, kur eshte erresuar plotesisht, vjen nga mbrapa, e godet dy here anijen shqiptare,dhe nga goditjet, anija shqiptare ben nje rrotullim ne dete,ne momentin e pare duke i torturuar grate dhe femijet, dhe pastaj e fundos anijen shqiptare se bashku me femijet dhe grate, ne fund te detit ,ne thellesine 800 metra ,duke i marre me vete te gjithe femijet dhe grate qe ndodheshin brenda neper dhoma, dhe ku nje grua shtatzane nga presjoni i madh ne fund te detit, lindi femijen. Tani mos te zgjatem shume ne hollesira, e gjithe tentativa per vrasje e fregates se pare, si dhe tentativa dhe vrasja qe u krye nga Sibilla ,eshte e filmuar nga dy telekamera te fuqishme, qe ndodheshin ne te dy fregatat italiane.Fakt tjeter i paster qe, ju kurre nuk do ta konservoni dote kete masaker,eshte dhe deshmia kyce e oficerit te komandes ne kapitenerin e Brindist ,Angelo Luca Fusko,i cili botoi ne shtypin Italian te gjithe te verteten e ngjarjes, te gjitha urdherat per vrasjen e shqiptareve ,dhe kete e beri, qe te mos mbante pergjegjesi .Dhe fakti tjeter me i paster rreth kesaj masakre eshte qe, vete ju zorti Prodi pranuat ne nje tv channal shqiptare ,me 15 nentore 2015 ,me ze dhe me figure,qe ne e kryem vrasjen, por jo me qellim.Pra po ju rikujtoje edhe njehere ,keni ardhur ne ujerat internacionale dhe na keni masakruar,nuk kemi hyre ne ujerat italiane,atehere perse nuk e lejuat procesin te zhvillohej ne gjykata nderkombetare,me ke shtetare shqiptare fallsifikuat te gjitha letrat, dhe bete ceshte e mundur, qe procesi te zhvillohej ne Itali ,dhe aty te zhvillohej nje proces fallco prej 20 vjetesh, duke arritur ne perfundimin e turpshem, duke mos denuar asnje person, dhe duke grabitur dhe demshperblimin 250 milion dollareve,demshperblim ky,qe ju duhet te demshperblenit te afermit e viktimave, sipas ligjeve nderkombetare.Ne perfundim te procesit me 9 maj 2014, gjykatat tuaja, dhane vendimin e turpshem qe, Shqiptaret u Mbyten vete,dhe duke bere dhe gafen tjeter te rende qe, sot e kesaj dite, mbani peng me dhune, gjithe dokumentacionin e perfundimit te procesit,qe shqiptaret te mos kene mundesi, te vazhdojne ne gjykatat nderkombetare.Ky fakt behet edhe me trondites, kur u mesua ,qe si ne fallsifikimin e procesit ,duke mos denuar asnje person ,grabitjen e demshperblimit midis autoriteteve italiane ne bashkepunim me ato shqiptare,avokate i pa autorizuar nga te afermit e viktimave ,ishte nje person, qe sot eshte keshilltare i zotit Rama.Ky eshte kulmi,ku nje person i pa autorizuar nga te afermit e viktimave ,pranohet nga gjykata e larte, dhe e kasacionit ne Itali ,qe te perfaqesoje ne proces njerez ,qe nuk e kane autorizuar,pra ketu duket paster fallsifikimi ,dhe per kete nder qe Rama u beri autoriteteve italiane, dhe ata ja kane shperblyer dhe ja shperblejne duke fallsifikuar momente, kur Rama gjendet ne veshtiresi.Pra perfundimisht zoti Prodi,ju do te ishit i besueshem per shqiptaret ,ne qofte se ju do te zhvillonit nje proces te paster, dhe do te kerkonit falje publike shqiptareve ne lidhje me masakren,por me te gjithe historine e masakres,qe nga vrasja dhe deri te fshehja e saj tregon qe ju e keni bere me qellim,dhe mos mendoni se do e konservoni pergjithmone ,pasi ne dosjen hetimore,eshte i paster fakti qe, perse e kryet masakren,me ke keni bashkepunuar ne Shqiperi, dhe kujt donit tja faturonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje