Nga Ben Andoni
Kryetari i opozitës Lulëzim Basha ka nisur në orët e fundit një tur baze për t’i treguar forcën qeverisë së Edi Ramës, kurse vizualisht peshën e lëvizjes faktorit ndërkombëtar. I gjithë investimi i ditëve të fundit dhe angazhimi momental i Lulëzim Bashës është të tregojë masivitet. Në rast të suksesit të protestës së fillim-janarit, besohet se do të vijohet me protestat e tjera, që do të jenë me një frekuencë më të shpeshtë. Por ashtu si ndodh me opozitën me fizionominë e z.Basha mungon axhenda, mungon tharmi i vërtetë. Jo se tharmi nuk është, porse politikisht ashtu si duan ta drejtojnë protestën njerëzit e Bashës kundër Ramës janë zhgënjyes. Askujt nuk i bëhet më vonë për Ramën, sepse ai nuk ndryshon. Më saktë, publiku pret fundin e mandatit, që po bëhet gjithnjë e më i dhimbshëm për njerëzit që t’ia japin vlerësimin apo dënimin me votë.
Ndërkohë që Basha and & harxhojnë kohë pa fund për të na treguar një qeveri dhe Edi Rama të papërgjegjshëm, publiku po rëndohet materialisht nga situata e rëndë ekonomike. Paradoksalisht, kjo kredo nuk e zë peshën kryesore në protestë dhe moralisht kjo kauzë e re e opozitës mbetet po aq e vjetër, sa edhe paraardhësja e saj PS. Pra, duan thjesht pushtetin.
PD-ja ka një detyrë që nuk e ka kryer dhe që prej saj do të gjykohej realisht për të ardhmen e saj, por edhe kursin që do të merrte dhe shpresën që do afronte. Flitet për analizën e thellë për humbjen, që megjithëse tashmë është kontestuar prej tyre (këtë herë kampi me PD-në në krye), duhej të tregonte dhe të merrte përgjegjësi se ku çaloi e gjitha. Pse nuk arriti PD-ja t’i nxirrte njerëzit në votim? Pse nuk e mbështesin më PD-në? Pse ka nevojë kaq shumë në protestë për patericën e LSI-së, formacionit që i bishtnon gjithmonë përgjegjësive të vërteta? Pse nuk po investohet seriozisht e gjithë makineria e PD-së për reformën zgjedhore dhe pse nuk toleron për të vegjlit? Një mori pyetjesh, që politologët mund t’i shtojnë edhe me më shumë më tepër çështje.
Nga burime të PD-së pretendohet se analiza në fakt po vazhdon dhe po bëhet në bazë, por që ajo të dukej, të paktën, do të kërkohej dhe do konfesohej një gabim. Do bëhej një Mea Culpa. Për më tepër duhej të kishte një afat. Asnjë nga këto s’është publike, sepse s’ka asnjë analizë të saktë. Grupet e Punës të krijuara dhe të shpërndarë në degët e PD-së kanë tejkaluar të gjitha afatet dhe u vinë udhëzime kontradiktore. Për më tepër në këtë fushatë të fundit, të dërguarit e PD-së sfidën më të madhe kanë mbledhjen e njerëzve për protestat sesa gjetjen e fajtorëve. Bashën i intereson e sotmja dhe aspak thelbi. Dhe, nuk mbaron këtu, sepse ka shumë degë që e kanë bojkotuar procesin prej listave të paqarta të Bashës, që pothuaj e kanë ndarë krejt partinë. Nga ana tjetër, kundërshtarët e Bashës kanë përdorur njerëzit e tyre për të mbajtur debatin e thelluar dhe ky proces ka treguar diferenca të mëdha në seksonet e Vlorës, Shkodrës dhe Korçës.
Të gjitha këto kanë përshfaqur një lidërship plot me handikapë dhe një figurë që di të artikulojë, por jo të drejtojë. Lulzim Basha tashmë di të artikulojë rrjedhshëm prej përvojës jo të pakët në politikë, disa herë në mënyrë elokuente teza të fryra, që në fakt nuk po e çojnë partinë asgjëkundi. Mbi të gjitha mungesa e temave thelbësore dhe mungesa e koherencës së veprimeve e ka treguar një lider të një partie në krizë të thellë.
Lulzim Basha po bën shpërndarjen e vëmendjes në disa fronte, mu atë model që njerëzit e kanë për çdo ditë përballë. Ua jep Rama me fluturimet e tij dhe propagandën e lodhshme, ndërkohë që publiku ka nevojë për një figurë që të inspirojë dhe të shpallë kredo. Të gjithë ato që ka thënë deri më tashmë Basha, janë njësoj si ato që PS-ja bënte dikur kundër PD-së. Në këto kushte, kur zoti Basha dhe kolegët e tij u bishtnojnë përgjegjësive, përpjekja për t’u dukur me protestat është një lodhje politike që mund t’i kushtojë ende firo PD-së.
Dhe, nuk mbaron këtu, ka gjithmonë një pakënaqësi edhe të faktorit të brendshëm aleat, që nuk e shikojnë më si unifikues figurën e tij, që dyzohet shpesh prej përballjes nga larg me figurën e z.Berisha. Dhe, mbase, prej këndej do të fillojë edhe pakti i ri me Ramën. Të gjitha partitë e vogla të Djathta e të Majta nuk mund ta durojnë më arrogancën patetike të Ramës dhe fodullëkun bosh të Bashës. Në partitë e vogla ka figura që mund t’i zëvendësonin shumë më cilësisht krerët e dy partive, që tashmë luajnë të qetë me Kodin zgjedhor dhe pragun elektoral ndaj tyre. Bash atë që e bëri kreun e PAA, Agron Duka, disa ditë më parë pas tryezës me krerët e pesë partive, duke përfshirë këtu edhe Ben Blushin dhe Bamir Topin, të fliste për idenë e një poli të tretë. “Mund të them se rezultati i parë do të jetë krijimi i një boshti prej 10 partish, parlamentare dhe jo, dhe bashkërisht do të prezantojmë një platformë me propozime konkrete; sigurisht, guri i themelit i këtij bashkimi është “Reforma Zgjedhore”, cilësoi ai.
Për fat të keq, pak gjëra ka gjasa të ndryshojnë, kurse ashtu si duket e gjitha në pranverë Basha do jetë ulur sërish me Ramën për të folur për emrin e ri të kryeprokurorit, por edhe për të fashitur këtë lëvizje që po gëlon poshtë këmbëve të tij. Sepse Lulëzim Basha nuk do bëjë kurrë analizë si duhet dhe ashtu si Rama nuk do ndryshojnë shumë me aleatët. Dhe për më tepër të dy do të jenë dakord që pragun elektoral ta mbajnë në stratosferë për aleatët e vegjël, që do mbesin duke trokitur në dyert e tyre, duke u kujtuar premtimet. Me pak fjalë, ashtu si po bëhet analiza, ashtu do përfundojnë dhe protestat e PD-së në erën Basha.
ajo eshte e diur sa lind dita.
po ashtu
po po
NE PRANVERE POPULLI NUK PRET TE ULET BASHA GJU ME GJU ME RAMEN , POR NE PRANVERE BASHA DUHET TE JETE NE BANKEN E TE AKUZUARVE.
NESE DO JA ARRIJE TE MBLEDHE AQ NJEREZ SA PER NJE PROTESTE ( PD+LSI ) ATEHERE KY DO TE JETE SUKSESI I PARE I OPOZITES PER 2018.
PO SHANSET I KA ZERO !
PSE ?
SEPSE VETE BASHA E KA BERE KETE THIRRJE PER DISA ARESYE QE LEXOHEN NE ” ETERIN ” E TIJ.
SE PARI AI DO TE NUMEROJE SE NJEREZ KA SE AI S’DI GJE SE SA KA.
MADJE AI NUK KA TE SIGURTE AS LISTEN E DEPUTETEVE TE GRUPIT TE TIJ TE PERCARE.
CA JANE ME BERISHEN DHE KJO DIHET.
VETE BERISHA ESHTE PER DJEGJE MANDATESH.MANDATE TE CILAT , PER TE , TE DJEGURA JANE SE SI PRODHOJNE GJE , S’KA PUSHTET NE DORE.
NE KETE KUPTIM SPROVA PER PROTESTA ESHTE NJE TATIM PULSI PER TE PARE SE KU JANE DHE , SIPAS TYRE TE PERSERISIN SUKSESIN E ” FAMSHEM ” TE CADRES SE BEHARIT.
POR A E KA PARASYSH KY DESHTAK SE CADRA MBUSHEJ ME ATA QE KERKONIN PJESEN E TORTES ?
PO TANI ?
KUSH E NDJEK E KUSH DO TA NDJEKE BASHEN DHE MONEN PER QEJF TE TYRE ???
ATE QE FLASIN SOT ATA ESHTE NJE ENDERR QE E SHOHIN ME SY HAPUR.
NE KOHEN KUR PJESA DERMUESE E TYRE BEJNE LLOGARITE SI TE JA DALIN PERPARA DREJTESISE QE PO VJEN RRADHET E PROTESTES SE TYRE DO TE JENE
PER TE ARDHUR KEQ.
DO TE JETE NJE PROTESTE TURPI E PARALAJMERUAR.
NUK MBAHET SHTEPIA ME MIELL HUA.
KESHTU DHE ATA NUK E MBUSHIN DOT SHESHIN ME NJEREZ TE ARDHUR NGA RRETHET.
JA NJE A DY DITE PO PASTAJ ???
NDAJ KUJDES KY DO TE JETE FUNDI I KESAJ OPOZITE TE MBARUAR.
PASTAJ C’KUPTIM KA KJO LLOJ PROTESTE ???
KUSH E FRYMEZON ?
BASHA ???
MONIKA ???
BERISHA ???
PER CFARE XHANEM ?
PSE DO VENE ATA NE BURG SE KANE VJEDHUR ?
PO LE TE VENE.
SA PER VARFERINE E SHQIPTAREVE NUK NGRIHET POPULLI PER KETE.KA QENE EDHE ME I VARFER POPULLI SHQIPTAR DHE NUK ESHTE NGRITUR KUNDER POLITIKES SE SAJ.
NUK PERBEN ARSYE KJO NE SHQIPERI.
SHQIPTARET E KANE PROVUAR HISTORIKISHT SE I NENSHTROHEN FATIT LIDHUR ME KETE.
ARSYE PERBEN MUNGESA E DREJTESISE DHE VJEDHJA.
PASTAJ , AS JEMI ME TE VARFER PSE NA KANE VJEDHUR POLITIKANET DHE KORRUPSIONI QE ATA KANE MBJELLE ???
NESE PARATE E VJEDHURA DO RE GRUMBULLOHESHIN E NE TO TE KRIJOHEJ NJE FOND ATEHERE BUXHETI I SHTETIT DO TE SHTOHEJ EDHE KAQ SA ESHTE NE MOS DYFISHIN.
KONKUZIONI !
PER KETE SHTOHET PYETJA :
PSE DALIN SHQIPTARET TE VARFER ?
DHE PERGJIGJA ESHTE SHQIPTARET JANE TE VARFER SE I KANE VJEDHUR POLITIKANET SI PUNA E KETYRE QE POPULLIN E DUAN VETEM PER TA PERDORUR PER PROTESTA E TYRE.
BEN!! E ke qarë!
Fatkeqësisht, s’ka dritë në fund tê tynelit.
POR,POR,,, SI DIHET ÇSJELL HETIMI I DOSJEVE TË MËDHA?? PO NDODHI, ????, DO TË KETË ÇUDIRA,
TË MIRA???