VIDEO/ Rama uron mirëmëngjes me një lajm të mirë për punësimin dhe ekonominë: Impakti që do ketë në Mirditë

4 Janar 2018, 08:35Sociale TEMA

Industria minerare ka nisur pak e nga pak te vihet ne pune, duke sjelle jo vetem shfrytezimin e ketyre pasurive nentokesore, por dhe duke vene ne pune qindra e mijera banore te ketyre zonave.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë, për punësimin dhe impaktin në ekonominë e zonës së Mirditës që do të ketë fabrika e re e Pasurimit të Bakrit në Spaç.

Teksa uron miremengjes, Rama poston video nga fabrika e re në të cilën thotë se janë punësuar 300 të rinj, kurse investimi do të ketë impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit në këtë zonë.

Postimi i pote i Rames:

MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Fabrikës së re të Pasurimit të Bakrit në Spaç, ku përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin, pritet të kenë një impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës?.(TemA)

3 komente në “VIDEO/ Rama uron mirëmëngjes me një lajm të mirë për punësimin dhe ekonominë: Impakti që do ketë në Mirditë”

  1. drejtesia po vjen says:

    Vuri ne pune o Edi Rama se i shkaterroi Sali Berisha duke u premtuar shqiptareve se do u binte parajsen me çekun e bardhe dhe te gjithe pastaj do te tundeshin neper bote.

  2. fati says:

    Amon o shqipo, vihuni punes se do te ktheheni mbrapsht ne majmune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje