Enver Hoxha u helmua? Mjeku Sabit Brokaj rrëfen prapaskenat e klinikës personale të diktatorit: Ja si i blinim ilaçet dhe si e mjekonim

5 Janar 2018, 10:01Dossier TEMA

Sabit Brokaj, mjeku që ka qenë pjesë e ekipit që kujdesej për shëndetin e Enver Hoxhës që qëkur ai pësoi atakun e parë kardiak, ka rëfyer varjantin e tij mbi sëmundjen e diktatorit.

Brokaj ka folur në Panorama edhe për deklaratat e forta të nuses dhe djalit të Hoxhës për një helmim të mundshëm.

“Jo, diabeti ishte i njohur që nga viti 1948 dhe ndaj ishte eprori profesor Fejzi Hoxha, mjeku më i mirë endokrinolog që kishim, sepse pacienti ishte i sëmurë diabetik dhe Enver Hoxha mjekohej për diabetin. Ecuria e diabetit me ndërlikimet shoqëruese bëri rrugën e vet natyrale.

Duhet të kemi parasysh një pacient me një diabet vështirë për të ekuilibruar, obez, duhanpirës, me stres permanent. Pra, në konceptin e kardiologjisë prej më shumë se 10 vitesh janë të lexueshëm faktorët rrezikues.

Enver Hoxha kishte gjithë faktorët rrezikues dhe vetiu në një pacient të tillë, janë të pritshme ndërlikimet në sistemin arterial, në zemër apo dhe në tru.

Për mendimin tim, jo thjesht se isha pjesë e ekipit të mjekëve, por dhe për përvojën për këta të sëmurë, Enver Hoxha ka qenë i sëmurë i mirëkontrolluar, në aktivitet të plotë derisa vdiq në atë moshë, pasi me këta faktorë, pacientët janë të rrezikuar dhe në moshë shumë më të re. Enver Hoxha pati ndërlikimet e tij diabetike.

Pra, nuk flitet për helmim kur ai kishte filluar të bënte dioctophyme renale, me azotemi, kreatemi, bënte insulinë, pasi kishte bërë dhe infarkt, pra është në ecurinë e njohur të një të sëmuri me diabet dhe me shumë faktorë të rrezikuar që do të sillnin këto pasoja.

Ndaj, vetë rruga e patologjisë dhe ndërlikimeve është nga më të njohurat për ne, prandaj me këto faktorë riskantë, pacientëve u ndodhin pasoja të rënda edhe më shpejt, por Enver Hoxha ka qenë një pacient që ndiqej në mënyrë shumë rigoroze, plotësisht shkencore, me një kujdes maksimal, absolutisht me të gjitha.

Nëse do të diskutosh nëse u helmua apo jo, me procedurat që ndiqeshin nuk gjeje njeri se kush do ta helmonte: Mjeku?! Infermieri?! Të cilit medikamentet ia sillnin të tjerët?!

Oficeri nuk i prekte fare medikamentet?! Po të shikoje mënyrën se si ishte ndërthurur i gjithë protokolli i punës, ishte i tillë që as bëhej fjalë të të shkonte mendja në një marrëzi të tillë. Personeli ka qenë shumë, shumë i kontrolluar, shumë i besuar politikisht, prandaj më duket një debat shumë abuziv.

Ilaçet kontrolloheshin nga oficeri përkatës i ambasadës ku merreshin ato dhe transportoheshin nga oficeri i sigurimit,” shprehet Brokaj. (TemA)

2 komente në “Enver Hoxha u helmua? Mjeku Sabit Brokaj rrëfen prapaskenat e klinikës personale të diktatorit: Ja si i blinim ilaçet dhe si e mjekonim”

  1. Thupra says:

    Qe ky se ka helmur duket qarte se c’malli eshte,24 karatesh enverist i semure.
    Nje gje “s’kuptohet”,pse i djeg miza e na tregon policine qe kishte enveri kur vete nuk kish gisht.
    Apo i “keshilluar” flet per te mbajtur anen e Nexhmies kunder Sokolit.
    Sa do “vigjelent”te kesh qene o doktor,me vigjilent e me i besuar se sa i biri s’mund te ishe kurre.
    Mund te vazhdosh te bindesh veten qe nuk eshte helmuar,por mos harro, populli thote:
    -Ku ka ze nuk eshte pa gje.

  2. PidhiISateme says:

    Thjesht na çatë mender bythen me keto idiotizma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje