Sabit Brokaj rrëfen si bliheshin ilaçet për ish diktatorin: I solla nga Franca për Enverin

3 Janar 2018, 08:56Dossier TEMA

Nuk ka qene e lehte as per mjeket e Bllokut qe te kuronin pacientet e tyre, pasi nje gabim apo mungese vemendjeje dhe ikte koka. Madje problem ishin dhe sigurimi i ilaçeve ne kushtet e izolimit te thelle te Shqiperise.

Kardiologu i njohur, Sabit Brokaj, ishte një nga mjekët e ekipit që ndiqte 24 orë shëndetin e Enver Hoxhës.

Ai thote per ‘Panorama’ se asnjehere nuk levizej vetem, apo mjeku të shkonte në farmaci dhe t’i blinte ilacet qe perdoreshin per mjekimin e ish-diktatorit.

Absolutisht jo. Kishte disa filtra ku asnjë individ nuk kishte pavarësi të plotë, por kontrollohej nga hallka tjetër. Ishte studiuar shumë mirë kjo çështje e sigurisë”- tregon ai.

Ai rrefen edhe nje rast kur nga Franca ka sjelle nje pako per Enverin.

“Unë kam sjellë nga Franca jo ilaçet, por syzet dhe lentat e Enverit dhe material sanitar njëpërdorimësh, sepse ne ishim të varfër për këto, jo medikamente. Nuk ishte një blerje e thjeshtë, por kishte protokoll.

Unë u ndodha për specializim në Paris dhe kur u ktheva më ngarkuan detyrën që të sillja këtë pako.

Por, kur niseshin nga Shqipëria për ilaçet, gjithmonë shoqërohej me punonjësin e sigurimit, me punonjësin që mbante fondin tej”– thote Brokaj.

4 komente në “Sabit Brokaj rrëfen si bliheshin ilaçet për ish diktatorin: I solla nga Franca për Enverin”

  1. drejtesia po vjen says:

    Ndersa Saliu sot ha pula te infektuara me grip dhe nuk kujdeset asnje per te! Bile as prokuroria e as gjykata se Vishon ja mori Edi Rama dhe Iliri rri si i permjerrur ne presidence.

  2. ardian kora says:

    por sot , per nje 1 te shtetit , cilat jne procedurat? kaq injorante te jemi valle? Zabit, te lutem mos na habit, na ndrit dhe na liçit me mendjen tende hibrid-e.

  3. Hafiet says:

    Pune spiunash,”doktor”i sigurimit

  4. JIM says:

    ENVERI PER VETE I MERRTE ILACET NGA KAPITALIZMI .. DHE NE NA BENTE BARRIKADA KUNDER KAPITALISTAVE …. I KANE CDO GJE TE KAQIA ..HA HA HA DHE KISHA SHOKE E ISHIN SEMURE NE SHQIPERI DHE KISHIN NEVOJE PER OPERACIONE TE VESHTIRA JASHTE SHTETIT …POR KUSHTONIN SHUME … NDERSA DIKTATORI ME DOLLARET E POPULLIT ……PAGUANTE EDHE SPIUNAT E ILACEVE …. KJO ISHTTE BARAZIA E KOMUNISTAVE … KJO ISHTE SHPERBLIMI I LUFTES SE PARTIZANEVE QE ENVERI T BENTE RRUSHE E KUMBULLA DOLLARET E SHQIPTAREVE ….BRAVO…….E O QEFE BENTE HAFIZI MISHNA HEDH PILAF ENVERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje