Shoqata Zagoria ka ngritur shqetësimin mbi prerjen e pyjeve në zonën e Zagorisë.
Përmes një letre të hapur drejtuar deputetit të qarkut Gjirokastër Bledi Çuçi, banorët e zonës paralajmërojnë protesta nëse firma e kontraktuar nuk ndal aktivitetin e saj.
Në letër shtrohen të gjithë argumentat që sipas vendasve puna e kësaj firme është duke dëmtuar mjedisin, -përcjell “TemA”
“I nderuar deputet i Qarkut te Gjirokastres Z. Bledi Çuçi Uroj qe ky mesazh T’ju gjeje mire me shendet dhe me pune. Me ane te ketij mesashi kerkojme T’ju përcjellim një shqetësim të banorëve te krahines se Zagorise.
Vjet ne muajin Nentor, Bashkia Libohove ka shkruajtur nje kontrate me nje kompani per te realizuar furnizimin me dru zjarri institucionet shteterore ( shkolla, zyra, etj ) te clat jane ne teritorin e Bashkise Libohove. Per kete qellim, firmes i eshte caktuar nje parcele per te prere peme ne Njesine Administrative Zagorie.
Firma e larte permendur, Filloi prerjen e pemeve ne Nentor 2016 dhe vazhdoi deri ne Prill 2017 duke prere peme pa kriter madje duke tejkaluar sasine dhe siparfaqen per te cilen kishte bere kontraten. Me justifikimin se po prenin dru me leje dhe per institucionet e Bashkise Libohove, firma beri edhe tregti me drute duke i shitur ato ne qytetin e Gjirokastres.
Sivjet, e njejta kompani, ka shkruar perseri kontraten me bashkine per te prere te tjera dru ne krahinen e Zagories me te njejtin justifikim ( dru zjarri per institucionet shteterore ) dhe per kete arsye nga bashkia i eshte percaktuar nje parcele tjeter.
Parcela e re qe eshte percaktuar nga bashkia, eshte prere njehere ne menyre abusive nga nje firme tjeter ne vitin 2006 dhe pemet te cilat jane ne kete parcele, jane te gjitha te reja dhe nuk ka peme te cilat mund te priten per dru zjarri.
Ne si bamore te krahines se Zagories, i kemi mbrojtur pyjet per dekada me radhe dhe shpresojme qe Zagorien ta kthejme ne nje zone turistike. Nga shteti dhe nga bashkia presim te na suportoje qe te zhvillohet zona dhe turizmi e jo te priten pyjet per interesa te caktuara.
Kjo gje qe po ndodh ne Zagori eshte nje krim qe behet mbi mjedisin. Keto peme kane dashur shume vite qe te rriten ndersa so ato priten pa asnje kriter dhe me urdher nga shteti. Ne kerkojme nga Ju, si deputet i Qarkut Gjirokaster, qe te merren te gjitha masat per ndalimin e prerjes se pemeve ne Krahinen e Zagories.
Nuk ka pse te jete Zagoria zona e cila duhet te furnizoje me dru zjarri te gjitha institucionet e Bashkise Libohove.
Vertet eshte nje zone e cila po vuan largimin e banoreve cdo vit e me shume, por kjo nuk do te thote qe te kthehet ne nje zone per interesa te segmenteve te vecanta te cilet nuk kane asnje lidhje me zonen pervec interesit per te perfituar prej saj.
Ne banoret e Zagories, por edhe ata jashte saj, do ta mbrojme Zagorien me cdo kusht, ashtu sic beme edhe ne vitin 2006 ku ceshtja harriti deri tek Presidenti i Republike te asaj kohe Z. Alfred Moisiu.
Nese kjo gje do vazhdoje, ne do marrim masa per te realizuar protesta per te mbrojtur natyren, ate mrekulli te cilen na ben te ndihemi krenare qe jemi Zagorite.
Ndoshta per dike natyra nuk do te thote asgje, por per ne ajo eshte gjithscka. Ju lutemi edhe njehere, te merrni te gjitha masat qe te mbrojme natyren e vergjer te Zagories.
Do T’ju jemi shume mirenjohes nese e merrni ne konsiderate kerkesen tone.
Me respekt Shoqata Zagoria” nënvizohet në letër. (TemA)