Raporti i tërmetit që shkundi Tiranën dhe veriun e Shqipërisë

4 Janar 2018, 12:14Sociale TEMA

Mesditën e sotme Tirana dhe veriu i Shqipërisë janë goditur nga lëkundje të forta tërmeti.

Mësohet se piqendra e tërmetit ka qenë pranë Vermoshit.

Ndërkohë sipas raportimeve të para thuhet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë, me thellësi 1 km.

Lëkondjet sizmike janë ndjerë edhe në Tiranë, kryesisht në zonat periferike.

Tërmeti ka shkaktuar panik, aq sa raportohet se shumë punonjës në Tiranë kanë dalë nga zyrat të frikësuar, duke lënë punën në mes.

Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Kukës, Shkodër, Dibër, deri në Prishtinë.(TemA)

1 komente në “Raporti i tërmetit që shkundi Tiranën dhe veriun e Shqipërisë”

  1. xixa says:

    RAPORTI KU ESHTE KETU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje