Bora bllokon disa fshatra në Dibër, Elbasan, vështirësi edhe në Korçë. Ja akset më problematike

4 Janar 2018, 08:56Sociale TEMA

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Qarku i Dibrës është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me reshje të dendura dëbore gjatë natës së kaluar. Mësohet se dëbora arrin deri në 50 centimetra në disa zona, duke sjellë probleme në qarkullim.

Trashësia e dëborës ka bllokuar disa rrugë, siç janë ato që të çojnë në Kalanë e Dodës, në Selishtë, Lurë, etj duke izoluar fshatrat. Ndërkohë, rruga nacionale nuk ka paraqitur ende asnjë problem, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet janë ndalur.

Po ashtu edhe i gjithë qarku i Korçës mbulohet nga bora. Reshjet intensive kanë bërë që trashësia e borës të arrijë deri 25 cm në fshatin turistik të Dardhës dhe në qafën e Qarrit. Në segmentin Qafë Thanë-Kapshticë bora arrin 8-10 cm. Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë -Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa në aksi Qafë Thanë-Kapshticë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë.

 Reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë mbuluar dhe fshatrat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit. Trashësia e dëborës ka arritur nga 10 deri në 30 cm.

Disa segmente të rrugëve rurale paraqesin vështirësi për momentin edhe pse reshjet janë ndërprerë. Situatë më problematike raportohet në aksin Lunik-Stebleve në Librazhd. Aksi kombëtar Prrenjas-Qafë Thanë është i kalueshëm.

Gjatë natës trashësia e dëborës arriti në 20 cm. U punua pa ndalim për hapjen e rrugës duke hedhur kripë e skorje për të evituar rrezikun nga ngricat.

Reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë mbuluar fshatrat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit. Trashësia e dëborës ka arritur nga 10 deri në 30 cm.

Disa segmente të rrugëve rurale paraqesin vështirësi për momentin edhe pse reshjet janë ndërprerë. Situatë më problematike raportohet në aksin Lunik-Stebleve në Librazhd. Aksi kombëtar Prrenjas-Qafë Thanë është i kalueshëm.

Gjatë natës trashësia e dëborës arriti në 20 cm. U punua pa ndalim për hapjen e rrugës duke hedhur kripë e skorje për të evituar rrezikun nga ngricat.

1 komente në “Bora bllokon disa fshatra në Dibër, Elbasan, vështirësi edhe në Korçë. Ja akset më problematike”

  1. Tony says:

    Po Pse i shkruani nga dy here te njejtat fjali o gazetaruce? Apo me u duke artikulli me i gjate? ” Disa segmente te rrugeve rurale….. e ne vazhdim ” e shkruajtur dy here. Ok ju e dini Pse…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje