Viktima e parë e Vetingut, prokurori që falsifikoi dosjen

5 Janar 2018, 11:50Politika TEMA

Në hapat e para të vetingut, kontrollet e gjykatësve dhe prokurorëve po kryhen në heshtje. Deri tani nuk janë zbuluar “bëmat” e mëdha të korrupsionit ashtu siç paralajmëruar, megjithatë Lapsi.al mësoi se nga kontrolli i figurës së prokurorëve është zbuluar një rast falsifikimi.

Lapsi.al mësoi se Prokuroria e Tiranës nisi hetimin për një prokuror të Elbasanit, që dyshohet për fshehjen një dosjeje hetimore dhe falsifikimin e saj.

Kreshnik Ajazi, prokuror në Elbasan ka pasur nën hetim një subjekt privat, i cili ishte kallëzuar nga një bankë e nivelit të dytë për mashtrim me kredi.

Skandali, i cili daton në shkurt të vitit 2017, u zbulua vetëm pak ditë më parë, në mënyrë fare rastësore.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, aktualisht prokuror te Krimet e Rënda, Gentian Osmani, është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Disa vendimmarrje të tij, në kohën kur ka qenë drejtues i Prokurorisë së Elbasanit janë përzgjedhur me short për t’u vlerësuar nga aspekti profesional.

Një prej këtyre akteve është edhe vendimi për shfuqizimin e dërgimit në gjyq të procedimit penal nr. 704, dt. 17.03.2014, të prokurorit Kreshnik Ajazi.

Në këtë dosje hetimore, prokurori Kreshnik Ajazi, ka zhvilluar hetimet për një kallëzim të bankës “U….”, kundër kompanisë “E….”shpk, për veprën penale të “Mashtrimit me kredi”.

Në shtator 2014, prokurori Ajazi ka vendosur dërgimin e çështjes për gjykim.

Por, ky vendim është shfuqizuar nga drejtuesi i Prokurorisë së asaj kohe, Osmani, me argumentimin se nuk ishin kryer veprimet e plota dhe të nevojshme hetimore.

Pas këtij vendimi shfuqizimi, prokurori Ajazi ka kryer sërish veprime të tjera dhe, në përfundim, në dt. 31.12.2014, ka vendosur pushimin e çështjes.

Kallëzuesi, banka “U…”, ka bërë ankim pranë gjykatës së Elbasanit, e cila, në 08.02.2016 ka lënë në fuqi vendimin e pushimit të hetimit, marrë nga prokurori.

Kallëzuesi nuk është tërhequr dhe ka bërë ankim pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Kjo e fundit, me vendimin dt. 20.02.2017, ka prishuar vendimin e pushimit dhe ka urdhëruar prokurorin që të zhvillojë hetime më të thelluara.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit i është dorëzuar në mënyrë të protokolluar prokurorit Kreshnik Ajazi, i cili, siç rezulton, nuk ka kryer asnjë veprim sipas urdhërit të vendosur nga Gjykata e Apelit dhe e ka arkivuar rastin.

Pra, pavarësisht urdhërimit nga ana e Gjykatës së Apelit, prokurori i çështjes nuk e ka rihapur më dosjen hetimore, duke mos kryer asnjë veprim procedurial.

Por, historia nuk përfundon këtu.

Pak javë pasi ka marrë në dorëzim vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit për rifillimin e hetimeve, prokurori Ajazi komandohet në Prokurorinë e Kavajës.

Në bazë të ligjit, ai dorëzon të gjithë dosjet që kishte në ngarkim në Prokurorinë e Elbasanit, përfshirë edhe dosjen e hetimit, të cilën e kishte rikthyer Gjykata e Apelit Durrës.

Burimet nga Prokuroria e Tiranës thonë se, në proces-verbalin e dorëzimit të dosjeve pranë kancelarit, prokurori Ajazi, për këtë dosje ka shënuar të dhënat për një tjetër dosje, e cila, sipas shënimit të tij, kishte përfunduar gjykimin.

Për shkak të procesit të Vetingut për ish-drejtuesin Gentian Osmani, u konsultuan arkivat në Prokurorinë e Elbasanit, nga ku rezultoi se prokurori Ajazi kishte dorëzuar këtë dosje të papërfunduar, por duke e shoqëruar me shënimet për një tjetër rast.

Dyshohet se prokurori Kreshnik Ajazi ka falsifikuar përmbajtjen e procesverbalit që ka dorëzuar në zyrën e kancelares, duke ndryshuar të dhënat e vendimit datë 08.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me një tjetër rast.

Në bazë të verifikimeve paraprake të kryera në Gjykatën e Elbasanit, nuk gjendet asnjë vendim penal me përmbajtjen e treguar nga prokurori Kreshnik Ajazi në procesverbalin që ka dorëzuar.

Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pritet të zbardhë motivet se përse prokurori nuk ka kryer veprimet në bazë të urdhërit të gjykatës, duke cënuar rëndë ecurinë e hetimit, si edhe të drejtat e palëve të përfshira në procedimin penal.

Gjithashtu, hetimi pritet të zbardhë edhe motivet se përse prokurori Ajazi ka shënuar të dhëna të rreme në proces-verbalin e dorëzimit të dosjeve të tij, në kohën kur ai ka lëvizur nga Prokuroria e Elbasanit në drejtim të asaj të Kavajës.

Në bazë të dyshimeve fillestare të Prokurorisë së kryeqytetit, e cila ka nisur shqyrtimin e rastit, mendohet që prokurori Ajazi ka synuar të fshehë ekzistencën e vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjithësesi, hetimi pritet të zbardhë motivet e plota.

Ndërkohë që ky rast mund të konsiderohet si i pari që zbulon procesi i Vetingut.

17 komente në “Viktima e parë e Vetingut, prokurori që falsifikoi dosjen”

  1. Shkupi says:

    Startuat pozitivisht ! urime shendet suksese…

  2. Po quhet “viktime”?! Nuk e di ne se Media shqiptare njef kuptimin e fjales “viktime”?! Nuk quhet viktime nje njeri qe ka bere nje krim dhe do te denohet ne baze te ligjit! Media shqiptare jo vetem qe eshte e paafte,e shitur por edhe injorante!

  3. perkthyesi says:

    Mire shume, por tashme, duhet te ngjisni shkallet deri ne presidence! Atehere do kemi te drejte te themi se PO FLET DREJTESIA!

  4. loni says:

    NJe prokuror pusht qe duhet varur ne litar.

  5. Ola says:

    Po thuaj pjesa me e madhe e gjyqtareve dhe avokateve kan punuar dhe punojne vetem per interesin e tyre… ku u mungon etiketa prefisionale ku prefesionin e tyre e shesin me leke… ne Shqiperi nuk ka gjyqtare dhe avokate por jane seksere…

  6. Shoku " Shpati " says:

    Mos u çudisni , po te kontrollohen dosjet e prokuroreve ne Fier do vini duart ne koke . Sidomos dosjet e nje bibe E SH , pa pike morali dhe qēne femer ! Sidoqofte do ti paguaj te gjitha , shume shpejt . Andi mos kujto se do shpetosh edhe ti !

  7. toni says:

    Peshk i vogel. Populli pret shume me shume.

  8. spartak says:

    SKALPIN .
    Ligji ANTIMAFIA , ndryshe s’ka kuptim asgjë .
    Ç’më duhet fjala Veting , kur ai që ka bërë zullumet dhe ka shfrytëzu postin duke u pasuru dhe duke bërë PADREJTESI , gjithë atë pare që ka vënë ( Këta zullumet i kanë bërë për pare e prona ) , po nuk ja more , futi i thysë gjithçkaje , se s’ka vlerë e kuptim . Të gjithë këta zullumqarë , burim të ardhurash kanë patur vetëm rrogën , dhe e cila , fatkeqësisht ju është dhënë nga taksat tona . Hesapi bëhet në vend . Rrejti tek deklarimi , çojeni në ZERO , as shtëpinë që fut kokën mos ja leni .
    Edhe njëherë . SKALPIN , ose mbylleni këtë muhabet .

  9. daniela riska says:

    Kreshnik Ajazi, prokuror I paafte, kontroll dhe dosjeve ne prokurorine Pogradec.

  10. Tan says:

    Po vjen Dita te zbulohen dosjet e Ramadan trocit dhe shove te tij si ALbert Kulici qe te kujtojne sa dose Kane mbyllur dhe sa ligje Kane Shkel t

  11. drejtesia says:

    Ne Elbasan akoma qendron gjyqtari Bujar Musta i ndeshkuar disa here,ai mori shtepin 3 dhom e guzhine tek Gjela Piu nji person me kaluar kriminale e vese me te te keqia..

  12. h says:

    Me kembe te mbare.

  13. merofshakari says:

    padrejtesisht, si zagare qe jeni, ma blllokuat komentin o qelbsinat kelysha te merotulless

  14. enter"" says:

    Vettingu nuk eshte per ata qe iken, por ata qe do vijne.
    As Berisha, as Meta, as Basha nuk do arrestohen.

    Ata tashme kane marre dhe mbrojtjen nga Lu-ja qe ben sikur na flet per korrupsionin ashtu edhe nga BE.

    Kaq nuk e kuptoni?

    Lu-lu-luuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu jaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  15. kociu says:

    kontrolloni dosjet ne gjirokaster shkall te pare e apel emierime skandaloze gjyqtare dhe prokurore te pa afte , kjo dhe ktu fillon zgjidhja e korupsionit

  16. Shqiptar says:

    Po Granit Shahut ku do ti vije radha? Me i korruptuari i te gjithe prokuroreve! Ska lane person pa i ba presion ne Shkoder per ti zhvatur milionat permes dy seksereve te tij!

  17. Zzzzzz says:

    GAZETE E GAZETAR INJORANT ME DIPLOMA FALLCO QE NUK KANE INTELIGJENCEN PER TE KUPTUAR E MANDEJ SHPREHUR ATE QE DUHET …………………….!!!!!!!!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje