Dy persona në Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë këtë fundjavë, në llotari.
Një person në Nju Hempshir ka fituar 560 milionë dollarë në lotarinë Poëerball, vetëm një ditë pasi blerësi i biletës në Florida ka fituar 450 milionë dollarë në lotarinë Mega Millions.
Identitetet e fituesve nuk janë bërë të ditura.
Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në Poëerball e fituar ndonjëherë.
“Jam shumë i gëzuar”, ka thënë pronari i marketit ku është blerë bileta, Sam Safa.
Dyqani do të fitojë 75 mijë dollarë për shitjen e biletës.
Ndërsa bileta e Mega Millions është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar.
Dyqani ku është blerë kjo biletë do të fitojë 100,000 euro për shitjen e saj.(TemA)
I dashur gazetar dixhital !
Sapo kemi hyre ne vitin 2018, dhe fatkeqesisht jo vetem ti por edhe media te tjera,
Emrat e përveçëm nuk ndryshohen! E keni bere ne shkolle fillore klasa 5 apo 6
New Hempshire, Powerball,
Eshte sikur te therrasin ty nga Qazim, ne Kejzim.
Emri I përgjithshëm emërton frymorë ose send apo ide të përgjithesuara(shpata-cila shpatë?)
Emri është I përveçëm kur emërton një frymorë, një send të individualizuar mirë. Emri I perveçëm shkruhet gjithnjë më shkronjë të medha.(Tivari, Preveza).
Detyrë:
Në fletorën e detyrave të shtëpisë shkruaj gjashtë rreshtat e para të tekstit, Sytë e shkollës dhe klasifikojë emrat pergjithshëm dhe të përveçëm në kolna të vecanta