Një 18-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pasi është qëlluar nga i dashuri i saj me pistoletë në kokë.
Palloma Lima, sipas dëshmive, ka qenë duke luajtur “ruletën ruse” me të dashurin, lojë në të cilin lojtarët rrezikojnë jetën e tyre me një revolver me një plumb të vetëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brazil.
Policia ka ndaluar të dashurin e saj 27-vjeçar, ndërsa për momentin nuk ka gjetur ende armën e krimit.
Gjatë një kontrolloi në banesën e dy të dashurve, policia ka gjetur edhe lëndë narkotike, dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë qenë të droguar gjatë lojës.(TemA)