Opozita greke reagon për deklaratën e Bushatit se po negociohet me Athinën dhe për çështjen çame: Kotzias të përgjigjet

10 Janar 2018, 20:38Politika TEMA

Teper te ndjeshem opozitaret greke me çfare thote diplomacia shqiptare ne lidhje me bisedimet mes pales greke dhe asaj shqiptare per zgjidhjen e çeshtjeve te mbartura mes tyre dhe çeshtjes çame.

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, ka reaguar ndaj deklaratave që ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati bëri disa ditye me pare

Si gjithmonë në raste të ngjashme reagimi nënshkruhet nga shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputeti Jorgos Kumutsakos.

“Ministri i jashtëm i Shqipërisë tha se në kuadër të negociatave greko-shqiptare, Greqia po diskuton edhe problemin çam. Ministria e jashtme greke është e detyruar të japë një përgjigje të qartë publike: Janë apo s’janë të vërteta ato që thotë zoti Bushati?”, nënvizon që në hyrje të deklaratës për shtyp deputeti konservator grek.

“Theksojmë se, deri me ardhjen e qeverisë së SYRIZA-s dhe ANEL (Grekët e Pavarur), qëndrim konstant i vendit tonë ishte se problemi çam është një çështje inekzistente, që nuk mund të përbëjë objekt diskutimi në axhendën e marrëdhënieve greko-shqiptare”, vazhdon Kumutsakos.

“Gjithashtu, nga deklaratat e ministrit të jashtëm, rezulton se problemet lidhur me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, shqyrtohen të ndërlidhura dhe të ndërvarura me të drejtat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”, vëren Kumutsakos.

Në kohën që Demokracia e Re po insiston prej muajsh që ministri i jashtëm grek të informojë parlamentin mbi ecurinë e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, deputeti konservator e akuzon qeverinë se ushtron diplomaci të fshehtë.

Deri kur forcat politike dhe qytetarët grekë do të informohen nga zyrtarët dhe mediat e vendeve të tjera se çfarë diskuton dhe bën ministria e jashtme greke, drejton pyetjen retorike shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, në deklaratën e publikuar të mërkurën në mbremje.(TemA)

4 komente në “Opozita greke reagon për deklaratën e Bushatit se po negociohet me Athinën dhe për çështjen çame: Kotzias të përgjigjet”

  1. o tourkotsamis nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    nuk ka ”tsamiko provlima”,mos degjoni se c’kakarisin te pabeset tourkalvanoi…………………..to ”makri” do te marrin!

    1. Hahaha says:

      Ti rruani kkkk cameve aty do te vijn ne tokat e tyre eshte vetem ceshtje kohe ne ato toka qe ja kane zaptuar kurdet e Pontit “te gjatin” do merrmi nga Camet me brryl qe mos ta nxirrni me jevgjiter

  2. Projekti says:

    Erdogan, Erdogan.

  3. ja edhe cobani me letra greke qe i nxjerr motren grekut per ta pasur shok, foli duke share perseri me gojen e qelbur shqiptaret. Ketu nuk eshtetoke kaurresh toke besataresh .. burash zamani e e jo qafirash junanistani.Ptuu rrace e keqe ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje